BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w19 qershor f. 31
  • «Çmbështillet» një rrotull e lashtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Çmbështillet» një rrotull e lashtë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Material i ngjashëm
  • Nga rrotullat te kodiku​—Ja si u bë Bibla libër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • «Kënga e detit»​—Dorëshkrimi që mbush një hendek
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Dita e Gjykimit nga Perëndia​—Rezultati i saj i gëzueshëm!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
w19 qershor f. 31
Fragmenti i shkrumbuar i Ein-Gedit; fragmenti i Ein-Gedit që u çmbështoll virtualisht

«Çmbështillet» një rrotull e lashtë

Fragmenti i shkrumbuar i Ein-Gedit ishte i palexueshëm që kur u zbulua në vitin 1970. Falë një skanimi 3D, u zbulua se kjo rrotull përmban një pjesë të librit të Levitikut, ku përfshihet emri personal i Perëndisë

MË 1970, arkeologët zbuluan një rrotull të shkrumbuar në Ein-Gedi, Izrael, afër bregut perëndimor të Detit të Vdekur. Ata e gjetën rrotullën ndërsa gërmonin në një sinagogë e cila u dogj kur u shkatërrua fshati, ka shumë të ngjarë në shekullin e gjashtë të e.s. Rrotulla ishte në një gjendje kaq të keqe sa nuk lexohej dot; madje s’mund të hapej pa e dëmtuar. Megjithatë, falë një teknike skanimi 3D, rrotulla u «çmbështoll». Dhe me ndihmën e një programi të ri skanimi dixhital, përmbajtja e saj mund të lexohet.

Çfarë zbuloi skanimi? Rrotulla është një fragment nga Bibla. Ajo që ka mbetur nga kjo rrotull përmban disa vargje nga fillimi i librit të Levitikut. Në këto vargje gjendet emri personal i Perëndisë në hebraisht, në formën e Tetragramit. Ky zbulim duket se daton diku mes vitit 50 të e.s. dhe vitit 400 të e.s., çka e bën rrotullën më të vjetër të Shkrimeve Hebraike pas dorëshkrimeve të Detit të Vdekur. Gil Zohari shkroi në gazetën The Jerusalem Post: «Para se të hapej në mënyrë virtuale fragmenti i Levitikut që u gjet në Ein-Gedi, ka pasur një hendek prej 1.000 vjetësh mes Rrotullave 2.000-vjeçare të Detit të Vdekur, që datojnë nga fundi i periudhës së Tempullit të Dytë, dhe Kodikut të Halebit që u shkrua në shekullin e 10-të të e.s.» Sipas ekspertëve, kjo rrotull që u çmbështoll në mënyrë virtuale tregon se teksti masoretik i Torës «është ruajtur besnikërisht përgjatë mijëvjeçarëve dhe nuk është cenuar nga gabimet e kopistëve».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo