BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/93 f. 1
  • A e vlerësoni literaturën tonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e vlerësoni literaturën tonë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Të ofrojmë literaturë në një territor ku fliten gjuhë të ndryshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Të tregojmë çmueshmëri për literaturën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 6/93 f. 1

A e vlerësoni literaturën tonë?

1 Çmueshmëria e diamanteve dhe e gurëve të tjerë të çmuar nuk varet vetëm nga bukuria e tyre por edhe nga shpenzimet e larta të veprimtarisë kërkuese dhe nxjerrëse. Njohuria e Jehovait dhe e Jezu Krishtit është akoma më e çmuar ndërsa botimet tona janë të vetmet në botë që shpjegojnë këto pasuri frymore në mënyrë të thellë dhe në harmoni me diturinë hyjnore. (Rom. 11:13; Filip. 3:8) Si mund ta demonstrojmë që e vlerësojmë me të vërtetë literaturën tonë?

2 Ka individë të veçantë dhe familje që rregullisht vënë mënjanë një kontribut për ta hedhur në njërën prej kutive «Kontribute për veprën botërore të Shoqatës—Mateu 24:14» të vendosura në Sallën e Mbretërisë. Të tjerë kontribuojnë përsëri kur marrin literaturë apo revista ose gjithashtu kur hedhin në kuti kontributet e marra në shërbimin në fushë.

3 Një mënyrë tjetër me anë të së cilës mund të demonstrojmë çmueshmërinë tonë është të qënit seleksionues në ofrimin e literaturës personave që takojmë në shërbimin në fushë. Nuk do t’i japim një fëmije të vogël një diamant të kushtueshëm, sepse nuk do të ishte në gjendje të kuptonte vlerën. Në të njëjtën mënyrë nuk duhet t’ua japim literaturën tonë të çmuar personave që nuk i vlerësojnë gjërat frymore. (Krahaso Hebrenjve 12:16) Duhet të përdorim arsyen në bujarinë që tregojmë për të dhënë veten tonë dhe botimet tona. I zoti i shtëpisë a është i gatshëm t’i ruajë? A e ka vëmendjen kur flasim, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke ndjekur leximin e vargjeve biblike? Nëse vërejmë këtë interesim, jemi të gëzuar t’i lëmë një botim të përshtatshëm. Kur drejtojmë studime mbi botimet tona, personat ndihmohen të kuptojnë atë që mëson Bibla dhe kjo u jep atyre mundësinë për të lidhur një marrëdhënie me Jehovain. Dobia që nxirret nga literatura jonë varet nga mënyra se si e përdorim.

4 Literatura e lënë rrotull në Sallën e Mbretërisë ose mbi ndonjë dollap të shtëpisë nuk i shërben qëllimit, pra, shkon dëm. Edhe numrat e kaluar të revistave, broshurat e vjetra, librat dhe fletushkat mund të përdoren në mënyrë të dobishme. Kur ka qenë hera e fundit që kemi bërë një inventar të literaturës që kemi në shtëpi? Mund të mbetemi të habitur nëse zbulojmë se sa kemi grumbulluar. Botimet, a janë akoma në gjendje të mirë, d.m.th. jo të zverdhura, të pagrisura ose të panjollosura? Nëse po, duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’i shpërndarë në shërbimin në fushë. Literatura e dëmtuar mund të mbahet për përdorim personal ose nëse duket e përshtatshme të eliminohet. Edhe kur përqëndrohemi kryesisht në ofertën e radhës, ndonjëherë mund të vendosim të ofrojmë një botim të ndryshëm.

5 Vlerësoni gjithmonë me vëmendje sasinë e literaturës që ju duhet realisht për të shpërndarë. Gjykoni në mënyrë të shëndoshë. Është e vërtetë, veçanërisht nëse jeni pionierë, se keni nevojë për një sasi të përshtatshme, por nuk është e nevojshme të grumbulloni sasira të mëdha. Në fakt, nëse ju nevojitet, mund të merrni literaturë tjetër në Sallën e Mbretërisë para dhe pas mbledhjeve. Merrni një sasi të mjaftueshme për të filluar muajin dhe ndërsa e shpërndani merrni tjetër.

6 Botimet tona janë në maksimum të dobishme kur shkojnë në duart e personave që e vlerësojnë Fjalën e vërtetë të Perëndisë. Le të përpiqemi pra, të jemi të mençur dhe të arsyeshëm në përdorimin e asaj që na sigurohet, duke treguar kështu çmueshmëri të lartë për literaturën tonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo