BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/93 f. 2
  • Të tregojmë çmueshmëri për shpërblimin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të tregojmë çmueshmëri për shpërblimin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Ushqe mirënjohjen për shpërblesën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Shpërblesa—Dhurata më e madhe e Perëndisë
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Shpërblesa​—Dhurata më e madhe e Perëndisë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Shpërblesa—Një ‘dhuratë e përsosur’ nga Ati
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 5/93 f. 2

Të tregojmë çmueshmëri për shpërblimin

1 Dëshira për të treguar çmueshmëri për një mik apo një të afërm që ka vdekur, është e zakonshme në të gjitha kulturat. Kjo dëshirë mund të jetë veçanërisht e fortë, kur ky njeri i dashur ka vdekur për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Të gjithë ata që ushqejnë shpresën e jetës së përhershme, kishin arsye më se të vlefshme për të treguar çmueshmëri për shpërblimin, duke marrë pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit në 6 prill.​—2. Korint. 5:14; 1. Gjonit 2:2.

2 Të çmojmë dashurinë e Jehovait: Sa me vend është që të tregojmë çmueshmërinë më të madhe për Bamirësin tonë më të madh, Perëndinë Jehova, që ka siguruar shpërblimin! (1. Gjonit 4:9, 10) Thellësia e dashurisë së Jehovait, është e dukshme nga dhurata e jashtëzakonshme që ai bëri, duke siguruar si shpërblim jo thjesht një nga miliona engjëjt e drejtë, por Birin e tij të dashur të vetëmlindur. (Prov. 8:22, 30) Ky Bir, Jezu Krishti, që e njeh Jehovain më mirë se kushdo tjetër, na kujton se «Perëndia aq shumë e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, me qëllim që kushdo që ushtron besim tek ai të mos shkatërrohet, por të ketë jetën e përhershme.​—Gjoni 3:16.

3 Të çmojmë dashurinë e Jezu Krishtit: Po kështu, është me vend që të tregojmë çmueshmëri të thellë për Jezu Krishtin që dha shpirtin e tij si shpërblim për shumicën. (Mateu 20:28) Dashuria e tij duket nga nënshtrimi i tij i vullnetshëm ndaj vullnetit të Jehovait për të, në lidhje me shpërblimin. Për të ardhur si shpërblim, ai hoqi dorë nga gjendja e favorshme në të cilën gjendej bashkë me Atin dhe miliarda engjëj të drejtë. Nuk iu kthye mendja as përballë sfidës për të jetuar me qenie mëkatare njerëzore dhe t’u nënshtrohej atyre, as nga vetëdija se për të siguruar shpërblimin do të duhej të vdiste. Përkundrazi, «mori formën e një skllavi, duke u bërë i ngjashëm me njerëzit. Për më tepër, . . . poshtëroi vetveten dhe u tregua i bindur deri në vdekje, po, vdekje mbi një shtyllë mundimesh.»​—Filip. 2:5-8.

4 Si tregojmë se e çmojmë shpërblimin? Çmueshmëria jonë për shpërblimin nuk mund të kufizohet me një falënderim të thjeshtë. Duhet të mësojmë mbi masën hyjnore për shpëtim nëpërmjet Jezu Krishtit. (Gjoni 17:3) Pastaj, duhet të ushtrojmë besim tek shpërblimi. (Veprat 3:19) Duhet të ndjejmë dëshirën për t’iu dedikuar Perëndisë Jehova dhe për t’u pagëzuar. (Mateu 16:24) Ndërsa jetojmë në lartësinë e dedikimit tonë, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të folur me të tjerët mbi masën e mrekullueshme të shpërblimit për shpëtim.​—Romak. 10:10.

5 Të gjithë kemi mundësi për të plotësuar këto kërkesa. Mikea 6:8 na siguron: «Dhe çfarë kërkon prej teje Jehovai, përveç se të ushtrosh të drejtën e të duash mirësinë e të jesh i thjeshtë në ecjen me Perëndinë tënd?» Në mënyrë të ngjashme, Davidi i tha Jehovait: «Çdo gjë vjen prej teje dhe nga vetë dora jote të kemi dhënë.»​—1. Kronik. 29:14.

6 Për të rritur çmueshmërinë tonë për masat e mrekullueshme të Jehovait, përse të mos lexojmë dhe trajtojmë si familje kapitujt nga 112 deri 126 të librit Njeriu më i madh? Në këtë mënyrë do të mbajmë në mend domethënien e Përkujtimit të mbajtur në 6 prill dhe do të vazhdojmë të çmojmë shpërblimin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo