Lajme teokratike
Në nëntor, vendet që vijojnë, në të cilët vepra është njohur pak kohë më parë, kanë raportuar për një veprimtari dalluese në veprën e studimeve biblike:
Bullgaria: Të 296 lajmëtarët kanë bërë raport për 657 studime biblike.
Shqipëria: Të 99 lajmëtarët kanë drejtuar 210 studime biblike.
Shtetet balltike: Të gjitha shtetet së bashku kanë bërë raport për 2.199 lajmëtarë dhe 4.632 studime biblike.
Edhe në Afrikë arrihen raporte të ndryshme inkurajuese:
Çadi: Në tetor, me 345 lajmëtarë, në asambletë speciale një ditore kanë qenë 654 të pranishëm.
Republika e Afrikës Qendrore: Në tetor u arrit një maksimum i ri prej 1.600 lajmëtarësh, të cilët kanë bërë raport për 2.966 studime biblike në shtëpi.
Ruanda: Në nëntor të 1.762 lajmëtarët kanë drejtuar 6.270 studime biblike në shtëpi.
Ka përparim edhe në Amerikën Jugore.
Guiana Franceze: Raporti i tetorit shënon maksimumin e 15-të të njëpasnjëshëm në numrin e lajmëtarëve, të cilët ishin 948. Lajmëtarët e kongregacionit kanë dedikuar mesatarisht 15,1 orë në shërbimin në fushë.
Xhamajka: Më 17 nëntor 1992 në Xhamajkë u dedikua Salla e parë e Asambleve. Ishin 4.469 të pranishëm.
Të gjitha së bashku këto raporte tregojnë në mënyrë të dukshme që Jehovai po plotëson premtimin e tij për të shpejtuar veprën e grumbullimit në ditët tona.—Isa. 60:22.