Të përdorim broshurat për të kërkuar të interesuarit
1 Broshurat janë mjete të efektshme. Në vetëm 32 faqe ato paraqesin të vërteta të qarta biblike dhe përmbysin arsyetime dhe mësime të kundërta me njohurinë e Perëndisë.—2. Kor. 10:5.
2 Një burrë, pasi kishte lexuar broshurën Dëshmitarët e Jehovait: Të bashkuar në kryerjen e vullnetit të Perëndisë në të gjithë botën, u nxit të shkruante: «Nuk kam parë kurrë një organizatë të tillë. . . . Është diçka e mrekullueshme të gjesh njerëz që e marrin kaq seriozisht kryerjen e vullnetit të Perëndisë në këtë epokë me një hipokrizi të përhapur fetare.» Një shtrigan afrikan studioi broshurën Gëzo jetën në tokë përgjithmonë! Çfarë ndikimi pati mbi të? Ai hoqi dorë nga shtrigëritë e tij dhe i ndau të gjitha gratë me të cilat jetonte, përveç gruas më të moshuar. Pastaj u martua me të ligjërisht.
3 Broshura A duhet të besosh në Trinitetin? (angl.) është një mjet i efektshëm, i arsyeshëm dhe i dokumentuar mirë për të përhapur të vërtetën. Duke folur mbi këtë broshurë një gazetar i cili kujdeset për rubrikën fetare të një gazete xhamajkane (The Sunday Gleaner) ka thënë se, duke e botuar «Dëshmitarët kanë vënë në shenjë një goditje prej mjeshtri dhe tani asnjë prej atyre që besojnë trinitetin . . . nuk është në siguri. Broshura citon njërën pas tjetrës burime historike dhe teologjike për të treguar se doktrina e Trinitetit nuk ka qenë nxjerrë nga Bibla. . . . Edhe pse shkruaj artikuj fetarë, e kam shumë të vështirë të shoh se në ç’mënyrë besimtari i mesëm—ose edhe ai që është më i lartë se i mesmi—do të mund të kundërshtojë argumentin bindës dhe të besueshëm të vënë në fushë nga Dëshmitarët kundër idesë se Jezui është Perëndi.»
4 Përdori mirë ato: Që të rezultojnë të efektshme, këto mjete të bëra mirë dhe të besueshme duhet t’u lihen personave që janë të gatshëm t’i lexojnë. Meqë kemi broshura të ndryshme, duhet të përpiqesh të ofrosh atë që të duket më e përshtatshme për personin të cilit po i jep dëshmi. Duke i njohur mirë broshurat dhe duke pasur në dispozicion disa për çdo lloj, do të jetë më e lehtë të bësh një përdorim të mirë, qoftë në shërbimin e fushës në shtëpi e kudo.
5 Për shembull, duke folur me dikë që është i ngatërruar rreth doktrinës së trinitetit të krishterimit ose që mendon se Jezui është Perëndia, çfarë broshure do të përdorësh? Nëse dikush të pyet përse një Perëndi i dashur lejon kaq vuajtje, si mendon, çfarë broshure do të ishte e përshtatshme në rastin e tij? Nëse një person thotë se do të dëshironte një qeveri që të ndihmonte popullin, cila broshurë do të ishte më e përshtatshme për të?
6 Përveç se të dish se çfarë broshure të përdorësh, përpiqu që ta bësh kurioz personin në lidhje me përmbajtjen. Nëse rrethanat e lejojnë, tregoji një koment ose një ilustrim që mund të nxisë interesin e tij për broshurën. Ose mund të lexosh bashkë me të nja dy paragrafë, të kërkosh vargjet e treguara dhe të trajtosh materialin. Në këtë mënyrë kanë filluar shumë studime biblike të shkëlqyera.
7 Broshurat tona sigurojnë përgjigje biblike dhe u japin shpresë atyre që psherëtijnë dhe vuajnë prej gjërave të urryera që bëhen në botë. (Krahaso Ezekieli 9:4). Ata që u ngjajnë deleve do të jenë të ndjeshëm ndaj mesazhit që përmbajnë këto botime. Ndërsa kërkon të interesuarit, ke privilegjin të bësh një përdorim të mirë të broshurave në çdo fazë të shërbimit.