Pjesëmarrja në mbledhje—Një përgjegjësi serioze
1 Sa seriozisht e merr pjesëmarrjen në mbledhje? Kjo është një pyetje që duhet t’i bësh vetes, apo jo? Pa dyshim shumë prej nesh ndiejnë çmueshmëri për mbledhjet. Megjithatë, raportet tregojnë se pjesëmarrja në mbledhje kohët e fundit ka rënie në shumë kongregacione. Cili mund të jetë shkaku? A po lejojnë disa nga ne, në mënyrë të panevojshme, që puna, lodhja, punët e shtëpisë, një sëmundje e lehtë e parëndësishme fizike apo një mot pak i keq, të bien ndesh me detyrimin tonë për të marrë pjesë rregullisht në mbledhje? (Li. përt. 31:12) Meqë kjo është një kërkesë biblike, secili prej nesh duhet të konsiderojë në lutje, pyetjen: Sa seriozisht e marr unë pjesëmarrjen në mbledhje?
2 Disa nga vëllezërit tanë ecin me orë nëpër rrugët me pluhur dhe kalojnë lumenj të mbushur me krokodilë me qëllim që të marrin pjesë në mbledhje. Në kongregacionin tënd mund të ketë persona besnikë që nuk «mungojnë kurrë» krahas problemeve të mëdha shëndetsore, paaftësisë fizike, barrëve të rënda në vendin e punës së tyre apo detyrave që kërkohen në shkollë. (Luka 2:37) Përse ata bëjnë përpjekje për të marrë pjesë? Sepse e dinë që nuk mund t’u bëjnë ballë me forcat e tyre sfidave të kësaj bote të mbushur me shtypje. Ata duhet të mbështeten në forcën që siguron Perëndia.—2. Kor. 12:9, 10.
3 Ne sot ndjekim modelin e vënë nga të krishterët e parë, të cilët mblidheshin rregullisht për t’u lutur, për të ndarë përvojat dhe për të studiuar Fjalën e Perëndisë. (Veprat 4:23-30; 11:4-18; Kol. 4:16) Ne marrim mësim mbi profecitë dhe doktrinat e Biblës si edhe mbi sjelljen hyjnore dhe moralin e krishterë, së bashku me paralajmërimin në kohë për përmirësimin e jetës sonë, duke aplikuar me kujdes parimet e Biblës. (1. Tim. 4:8) Veç kësaj, ne kujtojmë shpresën tonë se një ditë problemet dhe vuajtjet do të marrin fund. Është jetësore që kjo shpresë të mbahet gjallë.—Hebr. 6:19.
4 Sa seriozisht e merr familja jote pjesëmarrjen në mbledhje? A është ajo pjesë e programit tuaj ashtu siç është edhe koha e ngrënies apo puna? Mbi mbledhjen e mbrëmjes, a diskuton me veten nëse do të marrësh pjesë ose jo, apo shoqërimi i rregullt me vëllezërit nuk është fakultativ për familjen tënde? Shumë lajmëtarë, tashmë të rritur, kujtojnë shembullin e prindërve të tyre të dedikuar. «Një gjë mbi babain,—kujton një plak kongregacioni me dashuri,—ishte se ai gjithmonë e bënte të sigurt për familjen vajtjen në mbledhje. Nëse dikush ishte i sëmurë një nga ne do të qëndronte me të në shtëpi, por të tjerët shkonin në mbledhje!»
5 Në numrat e ardhshëm, te Shërbimi ynë i Mbretërisë, do të trajtojmë vlerën e çdo mbledhjeje të kongregacionit me synim për të ndihmuar në ndërtimin e çmueshmërisë për këto furnizime frymore. Nëse pjesëmarrja jote në mbledhje do të jetë më e qëndrueshme, ne jemi të sigurt se artikujt do të të ndihmojnë për të kuptuar se çfarë je duke humbur. Aty do të përfshihen kujtues të dobishëm për ata që drejtojnë mbledhjet, si dhe sugjerime aq të mira, sa të gjithë ne mund t’i aplikojmë kur të përgatitemi dhe të marrim pjesë në to. Përse të mos uleni si familje dhe të konsideroni në lutje pjesëmarrjen tuaj në mbledhje? Pastaj bëni çdo përmirësim të nevojshëm në programin tuaj. Pjesëmarrja e rregullt në mbledhje është një pjesë thelbësore e edukimit tonë teokratik dhe me të vërtetë duhet marrë shumë seriozisht.