Të kthehemi atje ku gjejmë interes
1 Shumë nga ne kanë pasur sukses në shpërndarjen e revistave dhe broshurave. Është e rëndësishme që të kthehemi dhe të përpiqemi të nxisim interes të mëtejshëm. Suksesi ynë për ta bërë këtë, mund të varet nga ajo se sa mirë përgatitemi përpara se të bëjmë një rivizitë.
2 Numrat e Kullës së Rojës së majit kanë artikuj që shqyrtojnë mbi frymërat e liga dhe mbi Dëshmitarët e Jehovait, a janë ata një sekt? Këto revista mund të shpjegojnë ndikimin e Satanait mbi njerëzimin dhe se si mund të reagojmë nëse ndonjëri thotë se Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt.
3 Nëse ke lënë «Kullën e Rojës» së 1 majit, mund të zhvillosh interesin e personit duke ofruar numrin e 15 majit. Mund të thuash:
◼ «Numri i fundit i revistës që ju kam lënë, trajtonte temën e frymërave të liga. Ndoshta ke vërejtur se këto kanë një fuqi të jashtëzakonshme, nën drejtimin e Satanait. A e dini se Satanai përdor edhe shumë mënyra të tjera për të gënjyer njerëzimin, duke përfshirë edhe sektet. Ky artikull në Kullën e Rojës së 15 majit, tregon se si mund t’i identifikojmë sektet sipas Biblës. Besoj se ajo do të të pëlqejë.»
4 Mund të vendosësh për të ofruar një broshurë duke përdorur këtë mënyrë:
◼ «Më pëlqeu biseda jonë e shkurtër herën e fundit për të ardhmen këtu në tokë. A mund ta imagjinoni se çfarë jete do të jetë nëse Perëndia do të sjellë fundin e ligësisë dhe vuajtjeve? [Trego pikturën në faqen 31 të broshurës Qeveria e cila do të vendosë parajsën.] Vëre të gjitha vargjet biblike mbi faqet 29 deri në 31 që përshkruajnë bekimet që do të sjellë Mbretëria e Perëndisë. [Zgjidh një shkrim dhe lexoje drejtpërdrejt nga broshura.] Unë do të dëshiroja t’ua lija këtë.»
5 Kur të kthehesh, ndoshta do të mësosh se pronari i shtëpisë ka gjetur literaturë të fesë së tij dhe mendon se është e mjaftueshme. Ti mund të thuash:
◼ «Pa marrë parasysh fenë tonë, të gjithë ndikohemi nga të njëjtat ankthe të shumta — krimet, sëmundjet serioze, çështjet e ambientit — a nuk është kështu? [Lëre të komentojë.] A mendoni se ka ndonjë zgjidhje të vërtetë për këto probleme? [Lexo 2. Pjetrit 3:13.] Qëllimi i literaturës sonë tregohet në faqen 2 të Kullës së Rojës. [Zgjidh dhe lexo një ose dy fjali.] Shumë njerëz që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait gëzohen kur lexojnë botimet tona për arsye të mesazhit shpresëdhënës që përmbajnë, të cilat bazohen në Bibël.» Nëse pronari i shtëpisë përgjigjet në mënyrë të favorshme, shpjegoji programin e studimit tonë biblik.
6 Mund t’i afrohesh në këtë mënyrë:
◼ «Herën e fundit që isha këtu, folëm për shpresën e së ardhmes së botës sonë. Çfarë mendoni për këtë raport? [Përmend disa lajme të reja shqetësuese aktuale.] Kur njerëzit dëgjojnë gjëra si këto, habiten për atë që po ndodh në botë, apo jo? Ne besojmë se gjëra të tilla tregojnë se jemi duke jetuar në ‘ditët e fundit’ të parathëna në Bibël tek 2. Timoteut 3:1-5.» Pasi të lexosh pikat më me rëndësi, mund të pyesësh atë nëse shikon se njerëzit i përshtaten këtij përshkrimi dhe përfundo me shpresën tonë për të ardhmen.
7 Nëse përgatitemi mirë dhe tregojmë dëshirë të sinqertë për të ndihmuar të tjerët, mund të besojmë se njerëzit me zemër të sinqertë do të na dëgjojnë.—Gjoni 10:27, 28.