Të kultivojmë interesin në librin Të jetosh përgjithmonë
1 Kur vizitojmë njerëzit në shtëpitë e tyre, zakonisht shohim se janë të zhytur në «ankthet e këtij sistemi gjërash». (Mar. 4:19) Ne ballafaqohemi me sfidën për të tërhequr interesin e tyre me një prezantim që nxit në të menduar. Në fillim, shumë njerëz kanë pak interes në lidhje me atë që themi. Nëse mund të themi diçka që do të në ndikojë jetën e tyre, do të jemi në gjendje të ngjallim një farë interesi për mesazhin e Mbretërisë. Një çelës për të filluar bisedat është zgjedhja e disa pikave tërheqëse nga libri Të jetosh përgjithmonë. Çfarë mund të thuash?
2 Mund të përdorësh këtë prezantim:
◼ «Nëse do të kishit fuqi, cilin problem shqetësues të ditëve tona do të korrigjonit? [Lëre të përgjigjet dhe nëse është e përshtatshme, prano se shumë njerëz ndihen në këtë mënyrë.] Në lidhje me këtë hap, udhëheqësit botëror e shohin se kanë pak sukses në gjetjen e zgjidhjeve për shumë probleme të ndërlikuara sot. Por, ekziston Njëri, i cili mund dhe do të sjellë një fund për të gjitha problemet që shqetësojnë njerëzimin. Ju lutem, vëreni se çfarë thuhet në Psalmin 145:16. [Lexo shkrimin dhe referoju ilustrimeve në faqet 11-13.] Paragrafi 14 në faqen 14, ngre çështjen që sapo diskutuam dhe vazhdon të pyesë: ‘Por kur do të ndodhë kjo?’ » Shpjego se libri u jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe nëse tregon interes, ofroi librin.
3 Ose mund të thuash diçka të tillë:
◼ «Ndoshta e dini se çfarë boshllëku ndihet me vdekjen e një personi të dashur. Sigurisht, kjo të bën të ndihesh i mërzitur dhe i pashpresë. Mund të keni bërë këto pyetje: [Lexo pyetjet në paragrafin 1 në faqen 76.] A nuk do të jetë ngushëlluese të kemi përgjigje për këto pyetje? Mund të jetë inkurajuese të dini se Bibla përmban një shpresë të sigurt për ata që kanë vdekur. [Lexo Gjonin 5:28, 29.] Ky libër na ndihmon që të kuptojmë gjendjen e të vdekurve dhe se çfarë shprese ka për të ardhmen.» Referoju shkurtimisht kapitujve 8 dhe 20. Nëse duket se ka interes, jepi të zotit të shtëpisë një mundësi për ta shqyrtuar librin.
4 Ka shumë mundësi për të gjetur raste që të dëshmosh joformalisht. Nëse është kështu, mund të thuash me fjalët e tua diçka të tillë:
◼ «Bota këto ditë është e mbushur me probleme, e pa dyshim që edhe ju keni pjesën tuaj në to. Mjerisht, duket se janë të pafajshmit ata që vuajnë më shumë. A mendoni se Perëndia do t’i japë fund ndonjëherë të gjitha vuajtjeve? [Lëre të përgjigjet.] Më lër t’ju tregoj se çfarë premton Perëndia të bëjë për ata që i shërbejnë. [Lexo Psalmin 37:40 dhe pastaj hap librin Të jetosh përgjithmonë në faqen 99.] Ky libër shpjegon se përse Perëndia i ka lejuar ligësitë dhe se si do t’u japë fund atyre.»
5 Nëse je një lajmëtar i ri, mund të përdorësh një prezantim të bazuar në ilustrimet që gjenden në faqet 156-158. Mund të fillosh duke bërë këtë pyetje:
◼ «A do të të pëlqente të jetoje në një botë si kjo? [Lëre të përgjigjet.] Gjithçka në këtë pikturë të bukur është bazuar në një premtim që deklaron Fjala e Perëndisë, Bibla. [Tregoi referimet e shkrimeve.] Ky libër mund të të ndihmojë për të mësuar më shumë mbi premtimin e Perëndisë për ta bërë gjithë tokën një parajsë. Ai përmban informacion jetëshpëtues dhe e meriton që të merret kohë për ta lexuar.»—Gjoni 17:3.
6 Kur ofron librin, ji i kujdesshëm mbi nevojën për t’i bërë dëgjuesit e tu të vetëdijshëm mbi mundësinë e tyre për të kontribuar në lidhje me veprën botërore.