Kërko më parë Mbretërinë e Perëndisë—Duke ofruar gjithmonë flijime lavdie
1 Ata që kërkojnë më parë Mbretërinë janë gjithmonë të kujdesshëm për të folur mbi Jehovain dhe Mbretërinë e tij. (Psal. 145:11-13) Çdo ditë kemi mundësi të bekojmë emrin e tij dhe të flasim mbi lajmin e mirë. (Psal. 96:2) Për psalmistin ishte një gëzim të lavdëronte Jehovain. Ai deklaroi: «Ne do t’i ofrojmë lavdi Perëndisë gjithë ditën.» (Psal. 44:8, BR) Nëse ne ndihemi në të njëjtën mënyrë, do të jemi të padurueshëm për të marrë pjesë rregullisht në shërbimin e Mbretërisë.
2 Jehovai nuk ka vendosur kërkesa specifike se sa shumë kohë duhet të harxhojmë në shërbim, por ai na inkurajon që ta lavdërojmë atë «gjithmonë». (Hebr. 13:15, BR) Nëse rrethanat tona personale na lejojnë, ne duhet të kemi si synim që të harxhojmë një sasi kohe në lavdi të Jehovait çdo javë. Ata që tashmë po e bëjnë, mund të jenë të aftë që të rregullojnë punët e tyre për të shërbyer si një pionier ndihmës herë pas here ose edhe vazhdimisht. Disa, të cilët i janë gëzuar shërbimit si pionierë ndihmës mund të jenë në gjendje të regjistrohen si pionierë të rregullt.
3 Cilatdo qofshin rrethanat tona personale, a është e mundur ta rritim flijimin tonë të lavdisë? Zelli është i nxitur nga çmueshmëria. Çmueshmëria kultivohet nga studimi personal i Fjalës së Perëndisë. Mbledhjet e kongregacionit na nxitin ta shprehim këtë çmueshmëri në mënyra praktike. Shoqëria e ngushtë me lavdëruesit e tjerë të zellshëm mund ‘të na nxitë për vepra të mira’. (Hebr. 10:24, Dio) Duke përfituar plotësisht nga masat që merr kongregacioni, mund të jemi në gjendje të rritim flijimin tonë të lavdisë.
4 Profetesha Ana dha një shembull të shkëlqyer në shërbim të Jehovait. Megjithëse 84 vjeçare, ajo «nuk u largua kurrë nga tempulli, duke kryer shërbim të shenjtë ditë e natë». (Luka 2:37, BR) Pjesëmarrja me gjithë shpirt në aktivitetet e kongregacionit, i solli asaj kënaqësi të madhe për veten. Tregimi biblik i shërbimit të saj besnik, siguron një inkurajim edhe për ne sot.
5 Pavli porositi që ata ‘të cilët janë të fortë, duhet të mbajnë dobësitë e atyre që janë të dobët’. (Rom. 15:1, Dio) Në mënyrë të ngjashme, ka disa në kongregacionin tënd të cilët do të nxjerrin dobi nga ndihma dhe inkurajimi yt i përzemërt. Një ftesë për t’i shoqëruar në shërbimin në fushë mund të jetë pikërisht ajo që nevojitet. Një lajmëtar mund të ketë nevojë për një mjet transporti apo për dikë që të punojë me të. Shkurajuese mund të jetë një problem me dikë tjetër dhe ti mund të sigurosh përkrahjen e nevojshme ndërtuese për të rigjallëruar zellin e personit që t’i shërbejë Mbretërisë. (1. Sel. 5:14) Gatishmëria jote për ‘të ndihmuar për nevojat e shenjtorëve’, tregon dëshirën tënde të çiltër për të lavdëruar më shumë emrin e Jehovait.—Rom. 12:13, Dio.
6 Është e pamundur të numërojmë të gjitha gjërat që Jehovai tashmë ka bërë dhe do të bëjë për ne. Ne nuk mund t’ia shpërblejmë atij në asnjë mënyrë për këto bekime. Çfarë arsyesh të fuqishme ekzistojnë për ‘çdo gjallesë që të lëvdojë Jehovain’!—Psal. 150:6, BR.