Lajmërim i Mbretërisë në kohën e duhur do të shpërndahet në gjithë botën
1 Të dielën, më 23 prill, do të mbahet një fjalim publik me temën tërheqëse «Fundi i fesë së rreme është afër». Në përfundim të mbledhjes së asaj dite, do të prezantohet një Lajmërim i Mbretërisë prej 4 faqesh që të nxit mendimin. Mesazhi në kohën e duhur që ai përmban, do të shpërndahet rreth botës gjatë periudhës trijavore që nga 24 prilli deri më 14 maj.
2 Në gjithë pjesët e botës, njerëzit janë të çoroditur. Pa marrë parasysh se ku jetojnë, ata vuajnë nga problemet. Lajmërimi i Mbretërisë do t’u interesojë shumë atyre që janë të sinqertë në lidhje me atë që po ndodh, pasi do t’i drejtojë nga Fjala e Perëndisë si burim i pagabueshëm udhëheqjeje për njerëzimin. (Psal. 119:105) Të gjithë mezi presim sa të marrim një kopje të Lajmërimit të Mbretërisë kur të prezantohet më 23 prill. Ndërkohë, ka shumë për të bërë për të përgatitur këtë fushatë intensive trijavore.
3 Inkurajoji të gjithë që të marrin pjesë me zell: Kush mund të marrë pjesë në këtë vepër? Sigurisht të gjithë ata që tashmë janë lajmëtarë! Po studentët e Biblës që marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e kongregacionit? Disa shoqërohen me ne nga shumë kohë dhe po përparojnë vazhdimisht. Nëse kanë vënë jetën e tyre në harmoni me parimet biblike, a mund të kualifikohen si lajmëtarë të Mbretërisë? Lajmëtari që drejton studimin biblik, mund të flasë me studentin për këtë dhe nëse studenti dëshiron të marrë pjesë në shërbim, dy pleq të kongregacionit do të konsiderojnë më të informacionet në shtojcën e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë të korrikut 1993. Kjo duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur se kështu ata që kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar, të mund të marrin pjesë plotësisht në fushatë. Studentët e Biblës që akoma nuk janë të kualifikuar për t’u bërë lajmëtarë të papagëzuar, i inkurajojmë të ndajnë këtë fletushkë në kohën e duhur me miq apo kushërinj.
4 Kjo vepër nuk është e vështirë; cilido mund të marrë pjesë. Prindërit mund të përfshijnë momente praktike me fletushkën Lajmërim i Mbretërisë si pjesë e studimit javor familjar të Biblës, kështu që të gjithë pjesëtarët e familjes do të jenë të përgatitur mirë për ta prezantuar atë nga shtëpia në shtëpi. Një prezantim i shkurtër në përgjithësi është më i mirë. Pas një hyrjeje të shkurtër, mund t’i ofrosh fletushkën të zotit të shtëpisë dhe ta inkurajosh që ta lexojë atë. Kur i zoti i shtëpisë tregon interes, shëno se mund të kthehesh për të kultivuar interesin. (1. Kor. 3:6, 7) Çelësi i suksesit është një prezantim i thjeshtë dhe i përgatitur mirë.
5 Do të kemi «shumë për të bërë» gjatë prillit dhe majit. Në numrin tjetër të fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë, do të jepet informacion i mëtejshëm në shtojcën me titull: «Të kemi shumë për të bërë në veprën e Zotërisë».—1. Kor. 15:58.