Kujtesë për sekretarin dhe mbikëqyrësin e shërbimit
1 Çdo vit, në numrin e shkurtit të fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë, i drejtohet një njoftim sekretarit dhe mbikëqyrësit të shërbimit për të «rishikuar veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt». Cili është qëllimi i këtij rishikimi? Duhet të përcaktohet se kush ka nevojë për ndihmë që të arrijë orët e kërkuara përpara përfundimit të vitit të shërbimit.
2 Pionierëve të rregullt u kërkohet të dedikojnë në shërbim 1.000 orë çdo vit. Në fund të shkurtit, disa pionierë shohin se janë mbrapa me orët e kërkuara dhe kjo mund të çojë në shkurajim. Shpesh, një ndihmë për pionierët mund të jenë pleqtë, duke u dhënë atyre inkurajim dhe sugjerime praktike. Ky mund të jetë një faktor përcaktues për pionierët që të plotësojnë me sukses kërkesat e tyre për vitin apo për të përfunduar veprimtarinë e pionierit.
3 Me siguri, pionierët do ta çmojnë shqetësimin e sinqertë të pleqve në lidhje me këtë. Edhe kongregacioni do të përfitojë duke pasur pionierë që janë të lumtur në shërbimin e tyre dhe me besnikëri vazhdojnë me ngulm në këtë caktim.