A po na ngrenë frymësisht kujtuesit e Jehovait?
1 Psalmisti e lavdëroi Jehovain duke thënë: «Kujtuesit e tu janë një përkujdesje për mua.» (Psal. 119:99, BR) Fjala hebreje për «kujtues» na jep idenë se Jehovai na sjell në mendje atë që thuhet në ligjet e tij, porositë e tij, rregullat e tij, urdhrat dhe statutet e tij. Nëse ne përgjigjemi, ato do të na ngrenë frymësisht dhe do të na bëjnë të lumtur.—Psal. 119:2.
2 Si popull i Jehovait, ne marrim rregullisht këshilla. Shumë prej tyre i kemi dëgjuar më parë. Megjithëse e çmojmë këtë inkurajim, kemi prirje për t’i harruar. (Jak. 1:25) Jehovai na siguron me durim kujtues të dashur. Apostulli Pjetër regjistroi disa nga këta kujtues me qëllim që ‘të nxitë aftësinë tonë të qartë të të menduarit që ne të kujtojmë urdhërimet e Zotërisë’.—2. Pjetr. 3:1, 2, BR.
3 Herë pas here jemi të kujtuar mbi rëndësinë e studimit personal dhe pjesëmarrjen në mbledhje. Kjo është bërë pasi këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për mirëqenien tonë frymore.—1. Tim. 4:15; Hebr. 10:24, 25.
4 Sfida më e madhe për disa është kryerja e detyrës së krishtere të predikimit. Ajo kërkon përpjekje, vendosmëri dhe qëndrueshmëri. Edhe pse ajo kërkon shumë nga ne, jemi të ndihmuar për të «qëndruar të fortë» duke i pasur «këmbët tona me pajimet e lajmit të mirë».—Efes. 6:14, 15, BR.
5 Shërbimi ynë duhet të jetë i motivuar më tepër se vetëm nga një zgjuarsi mendore mbi kërkesat e Jehovait. Apostulli Pavël na kujton se zemra siguron motivin që na nevojitet për të bërë «shpallje publike për shpëtim». (Rom. 10:10, BR) Nëse kemi besim të fortë dhe zemra jonë është e prirë drejt kujtuesve të Jehovait, ne do jemi të detyruar për të folur duke i dhënë lavdi emrit të tij.—Psal. 119:36; Mat. 12:34.
6 Kur punojmë fort për të kryer mirë punët, me të drejtë mund të presim që kjo do të na sjellë gëzim. (Eklis. 2:10) Pavli e identifikoi gëzimin si një fryt të frymës së Jehovait dhe ne duhet të përpiqemi ta tregojmë me bollëk atë. (Gal. 5:22) Pjetri shtoi se një «përpjekje e sinqertë» do të shpërblehej me një shërbim të frytshëm, i cili prodhon gëzim.—2. Pjetr. 1:5-8.
7 Kur jemi përball një sfide, duhet të kujtojmë qëndrimin e vendosur të apostujve që deklaruan: «Ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar.» (Vep. 4:20) Ne jemi të forcuar që të vazhdojmë kur kujtojmë se ‘duke vepruar kështu, do të shpëtojmë veten dhe ata që na dëgjojnë’.—1. Tim. 4:16.
8 Ne nuk nxehemi apo zemërohemi pse marrim vazhdimisht kujtues. Përkundrazi, ne e çmojmë thellësisht vlerën e tyre të shkëlqyer. (Psal. 119:129) Në këto kohë kritike, jemi mirënjohës që Jehovai na dërgon vazhdimisht kujtues për të na ngritur frymësisht dhe për të qenë të zellshëm në punë të shkëlqyera!—2. Pjetr. 1:12, 13.