BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/95 f. 3
  • Të jemi ndërtues

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të jemi ndërtues
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Bisedat frymore ndërtojnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Ndërtues dhe pozitiv
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Të inkurajojmë njëri-tjetrin kur jemi në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Si mund t’i shtojmë besimit tonë edhe virtytin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 7/95 f. 3

Të jemi ndërtues

1 Meqë jetojmë në «kohë kritike të vështira për t’u përballuar», secili nga ne ka nevojë për inkurajim. (2. Tim. 3:1, BR) Shumë i vetëdijëshëm për këtë nevojë edhe në ditët e tij, Pavli mezi priste që të përdorte shoqërinë me vëllezërit e tij si një rast për «një shkëmbim inkurajimi». Ai i nxiti vëllezërit e tij që të ‘ndjekin ato gjëra . . . që janë për ndërtimin e njëri-tjetrit’. (Rom. 1:11, 12; 14:19) Këto përpjekje patën sukses në «fuqizimin e shpirtrave të dishepujve, duke i këshilluar [inkurajuar, BR] ata që të ngulmojnë në besim». (Vep. 14:22) Ky lloj inkurajimi na nevojitet shumë sot.

2 Ne mund të jemi ndërtues për të tjerët nga ajo që themi. Fjalët tona, kur përdoren në mënyrë të për-​shtatshme, mund të jenë «si mollë të arta mbi një enë argjendi». (Prov. 25:11) Duke marrë pjesë në mbledhje ne «inkurajojmë njëri-tjetrin». (Hebr. 10:25) Gjuha jonë mund të përdoret në mënyrë pozitive kur ne tregojmë përvoja, lavdërojmë apo flasim mbi gjërat frymore. Një përdorim i tillë i shëndetshëm i gjuhës ‘është i mirë për ndërtim, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë’.​—Efes. 4:29.

3 Të flasim mbi gjërat ndërtuese: Në Filipianëve 4:8, Pavli siguroi një udhëheqje të dobishme për të folurin tonë. Ai tha se duhet të konsiderojmë të gjitha gjërat që janë të vërteta, që ia vlen të konsiderohen, të drejta, të dëlira, të dashura, për të cilat flitet mirë, të virtytshme, të lavdërueshme. Mund të jemi gjithmonë të sigurt se ajo që themi do të jetë e vërtetë dhe në dobi të të tjerëve nëse është e bazuar në Fjalën e Perëndisë. (Gjoni 17:17) Dedikimi ynë i krishterë, që mësojmë në mbledhjet e kongregacionit, mënyra se si e kryejmë plotësisht shërbimin tonë dhe të tjera si këto janë gjëra që ia vlejnë të konsiderohen. Bisedat ndërtuese mbi kriteret dhe parimet e Fjalës së Perëndisë na sigurojnë ndihmë që të bëhemi «të ditur për shpëtimin». (2. Tim. 3:15) Ne mund të shprehim çmueshmërinë tonë për sjelljen e dëlirë të praktikuar nga ata që janë në organizatën e pastër të Jehovait. Mund të lavdërojmë veprat e dashura të dashamirësisë nga vëllezërit tanë. (Gjoni 13:34, 35) Gjërat për të cilat flitet mirë përfshijnë cilësitë e shëndetshme të krishtere të besimit, gëzimit, paqes dhe shpirtmadhësisë që ne vërejmë tek vëllezërit tanë. Biseda mbi gjëra të tilla është ‘e mirë për ndërtimin’ e të tjerëve’.​—Rom. 15:2.

4 Çdo ditë, ne ballafaqohemi me ankthet shkurajuese të botës. Sa lehtësuese është t’i lëmë mënjanë këto gjëra dhe të marrim pjesë në shoqërinë e dashur me vëllezërit tanë! Koha e çmuar që ne mund të harxhojmë së bashku është një thesar që duhet vlerësuar. Nëse jemi gjithmonë inkurajues dhe ndërtues, të tjerët do të thonë me të vërtetë për ne: «Ata e kanë freskuar frymën time.»​—1. Kor. 16:18.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo