Kongresi Krahinor lëshon një thirrje tronditëse!—Lavdëroni Jehovain me gëzim nga dita në ditë!
1 Apostulli Pavël pyet: «Sepse po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?» (1. Kor. 14:8) A ishte thirrja e bërë në Kongresin Krahinor «Lavdërues të Gëzuar» e fortë dhe e qartë? Po, ashtu ishte. ‘Ladëroni Jehovain me gëzim dhe çdo ditë’ ishte mesazhi nxitës që u dha! A u prek zemra juaj nga kjo thirrje për veprim? Programi i kongresit jepte me bollëk shumë arsye të fuqishme për të lavdëruar vazhdimisht Mbretin e Përjetësisë, Jehovain.—Psal. 35:27, 28.
2 Qiejt e jashtëzakonshëm shpallin lavdinë e Jehovait «një ditë i flet ditës tjetër». (Psal. 19:1-3) Nëse pa zë, krijesat pa jetë vazhdimisht i japin lavdi Jehovait, a nuk duhet që edhe ne njerëzit inteligjentë të ndihemi të nxitur për t’ia ngritur zërin tonë atij në lutje në çdo kohë për cilësitë e tij të pakrahasueshme dhe të përkryera? Kush e meriton më shumë lavdërimin tonë të gëzuar se sa Krijuesi ynë madhështor?—Psal. 145:3, 7.
3 Nga dita në ditë: Psalmisti i frymëzuar shkroi: «Lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij. Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë.» (Psal. 96:2, 4) A i aplikohet kjo vetëm pionierëve? Jo! A nënkupton kjo se të gjithë ne duhet t’u flasim të tjerëve për Jehovain kur dhe ku të mundemi, si edhe në ditët kur jemi të angazhuar në shërbimin nga shtëpia në shtëpi? Po! Nevoja për të lavdëruar Jehovain çdo ditë dhe për t’u folur të tjerëve mbi domethënien e shpëtimit të tij është urgjente. Njerëzit duhet të dinë se Jehovai është Mbreti i përjetësisë dhe se ai i ka dhënë Birit të tij të lavdëruar, Jezu Krishtit që të sundojë botën. Dashuria për Jehovain dhe për njerëzit do të bëjë që të vazhdojmë të flasim mbi këtë mesazh dhe mbi masat që ka marrë ai për shpëtim, kudo që mund të gjejmë njerëz.—Psal. 71:15.
4 Çdo ditë të shërbimit të tij në tokë, Jezu Krishti vendosi shembullin e shkëlqyer si një lavdërues i drejtpërdrejtë i Jehovait. Ai tha: «Unë të lavdëroj publikisht, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës.» (Mat. 11:25) Sipas fjalës së tij, Jezui kudo që ishte, e lavdëronte Jehovain publikisht. Kudo që mbidheshin turma—qoftë në sinagoga, në tempullin në Jeruzalem, në majë të një mali, apo në breg të detit—ai lavdëronte Jehovain. Nëse ne ndjekim nga afër hapat e Jezuit, duke vazhduar çdo ditë në aktivitetin e lartësimit publik të Jehovait, do të provojmë rezultate të gëzuara dhe të lumtura.
5 Duke iu përgjigjur thirrjes: A do t’i përgjigjesh thirrjes për të lavdëruar Jehovain publikisht çdo ditë? Mos harro se mosha nuk është një pengesë. Psalmi 148:12 fton djemtë dhe vajzat e reja, të rriturit dhe fëmijët që të lavdërojnë Jehovain. Të rinj, a do ta lavdëroni Jehovain ndër shokët e shkollës dhe mësuesit gjatë këtij viti të ri shkollor? Të rritur, ata që punojnë me ju në vendin e punës, a po dëgjojnë mbi Jehovain dhe qëllimet e tij, kur ekziston rasti i përshtatshëm për të folur me ta? Të gjithë ne duhet ta bëjmë të folurit mbi Jehovain një pjesë të rëndësishme në jetën tonë, siç është frymëmarrja dhe ushqimi. Edhe nëse personat apatikë nuk i kushtojnë vëmendje asaj që themi, është Njëri që na vëren dhe ai do të na shpërblejë.—Mat 3:16.
6 Ndërsa fundi i sistemit po afron, arrin skajet e tokës thirrja: «Lavdëroni Jah, ju o njerëz!» (Psal. 106:1, BR) Le të bëhet thirrja jonë e lavdisë edhe më e fortë çdo ditë që kalon, kështu që të gjithë të dinë se Ai emri i të cilit është Jehova është më i larti në të gjithë tokën.—Psal. 83:18.