Kthehu për të shpëtuar disa
1 Vullneti i Perëndisë është «që të gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës». (1. Tim. 2:4) Ç’mund të bëjmë ne për të ndihmuar? Bëj rivizita me synimin për të mësuar të vërtetën. Çfarë do të thuash? Sugjerimet e mëposhtme mund të të ndihmojnë.
2 Kur vizitojmë disa që e kanë pranuar librin «Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë», mund t’i referohesh përsëri ilustrimit në faqet 12-13 dhe ta pyesësh pronarin e shtëpisë:
◼ «Duke e shqyrtuar më tej librin që të lashë dhe duke menduar mbi premtimet e Perëndisë për një tokë parajsore, çfarë mendoni rreth këtyre premtimeve të mrekullueshme që Perëndia ka bërë për njerëzimin?» Pas dëgjimit të përgjigjes së pronarit të shtëpisë dhe pas një komenti të shkurtër mbi të, mund të tërheqësh vëmendjen në kapitujt 2 dhe 11 duke i kujtuar me anë të shqyrtimit se përse përpjekjet e njerëzve për paqe dhe siguri, duke përfshirë edhe ato me natyrë fetare, kanë dështuar.
3 Nëse lë broshurën «Cili është qëllimi jetës—Si mund ta gjesh?» mund ta rifillosh bisedën duke thënë:
◼ «Kur isha këtu herën tjetër, biseduam rreth qëllimit të Perëndisë për të krijuar një botë të re paqësore. Shqyrtuam se si një shpresë e tillë mund t’i japë një qëllim dhe kuptim të vërtetë jetës sonë. Pyetja që lind është, çfarë duhet të bëjmë që të kualifikohemi për këto bekime? Si do t’i përgjigjeshit ju kësaj pyetjeje?» Lëre të përgjigjet. Kalo në faqen 30 dhe shqyrto mendimet e paragrafëve 26 dhe 27, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një besimi të fortë përmes studimit të Fjalës së Perëndisë. Shpjego se si mund të arrihet kjo duke përfituar nga programi ynë i studimit të Biblës.
4 Pasi ke lënë broshurën «A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?» mund të përdorësh këtë prezantim:
◼ «Herën tjetër e përqendruam vëmendjen në premtimin e Perëndisë për t’i dhënë fund vuajtjes dhe dhunës në botë. A mendoni se Perëndia do t’i japë fund organizatave fetare dhe politike që po shkaktojnë kaq shumë shqetësim për njerëzimin sot? [Mund të lexosh kapitullin 3, ‘Cili është qëllimi i Perëndisë për njerëzimin’.] Do të më pëlqente të merrja vetëm pak minuta për të shqyrtuar me ju disa nga shkrimet e cituara në këtë kapitull.» Nëse personi është dakort, mund të shikosh shkrimet dhe të shqyrtosh materialin e paraqitur në paragrafët 24-26 në faqen 18.
5 Mund të kthehesh pasi ke lënë broshurën, «Kur të vdes një njeri i dashur . . . », duke thënë:
◼ «Desha të kthehesha për t’ju treguar edhe më shumë rreth qëllimit të Perëndisë për të vdekurit.» Trego kutinë në faqen 27 ‘Tekste që të ngushëllojnë’. Lexo Gjonin 5:28, 29 dhe shpjego shkurtimisht se si Mbretëria e Perëndisë do ta përmbushë këtë premtim. Ofro një studim të lirë biblik në shtëpi.
6 Kujto se qëllimi i bërjes së rivizitave është që të fillohen studime biblike. Libri i ri Njohuria që të çon në jetën e përhershme, është caktuar veçanërisht për të drejtuar studime. Kur kthehemi pasi kemi lënë librat e vjetër dhe në të vërtetë fillojmë një studim, do të ishte mirë ta drejtonim vëmendjen tek ky libër i ri. Ne do të ndiejmë një gëzim të madh, kur ata që studiojnë, mësojnë të thërrasin tek Jehovai për shpëtim.—Veprat 2:21.