Përfito nga Shkolla e Shërbimit Teokratik për 1996—Pjesa I
1 A i ke lexuar udhëzimet e siguruara në «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1996»? A ke vënë re disa ndryshime? Nga janari deri në mars, fjalimi Nr. 3 do të bazohet në Libri im i tregimeve biblike dhe nga prilli deri në dhjetor do të bazohet në librin e ri të dalë në qarkullim Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Fjalimi Nr. 4 do të bazohet në librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
2 Fjalimet e studentëve: Fjalimi Nr. 3 i caktohet një motre. Kur ai bazohet në librin Libri im i tregimeve biblike, rrethanat duhet të përfshijnë dëshminë joformale apo predikimin shtëpi më shtëpi. Por, kur bazohet në librin Njohuria, duhet prezantuar si një rivizitë apo një studim biblik në shtëpi. Kjo duhet të jetë shumë e dobishme, pasi libri Njohuria do të përdoret gjerësisht për drejtimin e studimeve biblike në shtëpi.
3 Nëse rrethanat janë një studim biblik në shtëpi, të dyja motrat mund të qëndrojnë të ulura. Fillo drejtpërdrejt me studimin duke bërë komente të shkurtra si hyrje dhe pastaj bëj pyetjen që gjendet e shkruar. Roli i pronares së shtëpisë duhet luajtur në mënyrë realiste. Shkrimet e cituara mund të shikohen dhe të lexohen brenda kohës së lejuar. Motra duhet të përdorë artin e të mësuarit duke e nxitur të flasë lirshëm pronaren e shtëpisë me anë të pyetjeve dhe duke arsyetuar mbi shkrimet e cituara. Kjo është fusha e të mësuarit, për të cilën mbikëqyrësi i shkollës duhet të interesohet në mënyrë të veçantë.
4 Çfarë duhet bërë nëse në fjalim ka më shumë shkrime të cituara nga ç’mund të shqyrtohen brenda 5 minutave? Zgjidh shkrimet themelore që theksojnë pikat kryesore. Nëse ka vetëm pak shkrime, pikat kryesore të mësimit mund të shqyrtohen në mënyrë më të zgjeruar. Zakonisht, me pronaren e shtëpisë mund të lexohet dhe pastaj të shqyrtohet një paragraf ose një fjali nga libri.
5 Kutia e titulluar «Provo njohurinë», që gjendet në fund të çdo kapitulli të librit Njohuria, mund të rishikohet shkurtimisht nga lajmëtari, fjalimi i të cilit përfshin edhe paragrafin e fundit të kapitullit. Kutitë e informacionit që përfshihen brenda paragrafëve të caktuar, mund të shqyrtohen gjithashtu për aq sa lejon koha. Nëse një kuti informacioni ndodhet në mes të dy caktimeve, atë mund ta shqyrtojë motra që trajton fjalimin e parë. Ilustrimet në libër mund të komentohen sa herë që ato aplikojnë materialin që po shqyrtohet.
6 Fjalimi Nr. 4 pa dyshim do të provojë të jetë një prezantim shumë interesant dhe praktik që do t’i sjellë dobi kongregacionit. Pse? Sepse çdo javë do të konsiderohen argumente bindëse nga libri Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Duke e përgatitur mirë këtë material, do të jemi në gjendje të ndihmojmë njerëzit me mendje të hapur që të kujtojnë se jemi krijuar nga Perëndia dhe se ai ka një qëllim për njerëzimin. Shpërndarja e këtij libri që nga muaji nëntor, ka pasur shumë sukses në territorin tonë, aq më shumë për shkak të mësimeve që janë përhapur që më përpara në Shqipëri.
7 Nëse përfitojmë plotësisht nga stërvitja e siguruar në shkollë, do të jemi edhe më të aftë për të «predikuar fjalën» në një mënyrë që tregon ‘artin e shkëlqyer të të mësuarit’.—2. Tim. 4:2, BR.