Përfito nga Shkolla e Shërbimit Teokratik për 1996—Pjesa III
1 Apostulli Pavël dëshironte që vëllezërit e tij të luteshin për të, kështu që ai mund të fitonte aftësinë për të folur me guxim mbi lajmin e mirë. (Efes. 6:18-20) Ne dëshirojmë të kultivojmë të njëjtën aftësi. Për këtë qëllim ne e çmojmë ndihmën që jepet nga Shkolla e Shërbimit Teokratik, në të cilën është i inkurajuar për t’u regjistruar çdo pjesëmarrës i kualifikuar i mbledhjeve.
2 Si studentë, ne marrim këshilla personale që na ndihmojnë të përmirësojmë aftësitë tona të të folurit dhe të të mësuarit. (Prov. 9:9) Ne, gjithashtu, mund të përfitojmë nga dëgjimi i këshillave që marrin studentët e tjerë, duke i zbatuar tek vetja jonë ato që mësojmë. Kur përgatitim një fjalim duhet të studiojmë burimin e materialit me kujdes, për t’u siguruar që shpjegimi ynë është i saktë. Pikat kryesore dhe shkrimet që përdorim duhet të përshtaten me zhvillimin e gjithë temës. Nëse fjalimi përfshin edhe një person tjetër, ky fjalim duhet të provohet mirë përpara se të paraqitet në shkollë. Ndërsa ne bëjmë progres, duhet të bëhet një përpjekje për të folur në mënyrë të atypëratyshme, duke përdorur shënimet në vend të një dorëshkrimi.
3 Të gjithë ata që kanë fjalime në shkollë duhet të vijnë herët, t’i japin mbikëqyrësit të shkollës kartelën e tyre Këshilla mbi Fjalimet dhe të ulen në rreshtat e parë të sallës. Motrat duhet t’i bëjnë të njohur që më përpara mbikëqyrësit të shkollës se cila është rrethana e tyre dhe nëse do të rrinë ulur apo më këmbë gjatë pjesës së tyre. Bashkëpunimi në këto mënyra kontribuon për një program të rehatshëm dhe i ndihmon ata që kujdesen për podiumin që të bëjnë çdo gjë gati, që më përpara.
4 Përgatitja e fjalimit nr. 2: Një nga qëllimet e leximit të Biblës është që të ndihmojë studentin të përmirësojë aftësinë e tij të të lexuarit. Si mund të arrihet kjo? Leximi i materialit me zë të lartë herë pas here është mënyra më e mirë për ta zotëruar atë. Për të mësuar kuptimin dhe shqiptimin e duhur të ndonjë fjale të pazakontë, studenti duhet t’i kontrollojë ato në fjalor. Kjo mund të kërkojë, gjithashtu, që të njihemi me kuptimin e shqiptimit të simboleve të përdorura në fjalor.
5 Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të vegjël për të përgatitur fjalimin e leximit. Kjo mund të përfshijë dëgjimin, kur fëmija është duke provuar dhe atëherë t’i japë atij sugjerime të dobishme për përmirësim. Koha e caktuar lejon për një hyrje të shkurtër dhe një mbyllje të përshtatshme, e cila bën zbatimin e pikave kyçe. Kështu studenti zhvillon aftësinë e tij për të folur në mënyrë të atypëratyshme.
6 Psalmisti duke u lutur fort, kërkoi: «O Jehova, hapi buzët e mia, me qëllim që goja ime të mund të tregojë tutje lavdërimin tënd.» (Psal. 51:15, BR) Na ndihmoftë pjesëmarrja jonë në Shkollën e Shërbimit Teokratik për të plotësuar të njëjtën dëshirë!