BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 1
  • Kurrë nuk kemi pasur kaq të mira frymore!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kurrë nuk kemi pasur kaq të mira frymore!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Bekimi i Jehovait na bën të pasur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Të ofrojmë veten vullnetarisht për çdo punë të mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Përgatitu tani për jetën në botën e re
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Mirë se vjen në udhën më të mirë të jetës!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 1

Kurrë nuk kemi pasur kaq të mira frymore!

1 Shumica e njerëzve mezi presin ditën kur mund të thonë: «Kurrë nuk kemi pasur kaq të mira!» Ata mendojnë se ajo ditë do të vijë kur ata të kenë një bollëk gjërash materiale, që do t’u lejojnë atyre ‘të pushojnë, të hanë, të pijnë dhe të gëzojnë’. (Luka 12:19) Në dallim me këtë, ne mund të themi menjëherë në kuptimin frymor se nuk na mungon asnjë e mirë. (Psal. 34:10) Si është e mundur?

2 Proverbat 10:22 deklaron se «bekimi i Jehovait​—kjo është ajo gjë që të bën të pasur». (BR) Ne që provojmë një aprovim të tillë frymor, mund të themi me siguri se Perëndia «na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar». (1. Tim. 6:17) Kjo na bën ne, njerëzit më të pasur mbi tokë!

3 Të çmojmë bekimet që kemi: Pak nga ne kanë një bollëk gjërash materiale. Megjithatë, ne jemi të bekuar, sepse nuk kemi ankth të tepërt për nevojat tona të përditshme. Jehovai e di se për çfarë gjërash kemi nevojë dhe premton se do të na i sigurojë ato. (Mat. 6:31-33) Sigurimi i tij na jep paqe mendore, e cila me të vërtetë është e paçmuar.

4 Bekimet tona frymore, sidoqoftë, janë edhe më të mëdha. Jeta jonë varet nga ushqimi frymor që vjen nga Jehovai. (Mat. 4:4) Ata që u drejtohen burimeve të kësaj bote për mbështetje frymore, bëhen të uritur, ndërsa ne hamë dhe pijmë ushqim frymor sa kënaqemi. (Isa. 65:13) ‘Skllavi i besueshëm’ na bën të hyjmë në furnizimet e pashtershme të njohurisë që të çon në jetën e përhershme.​—Mat. 24:45; Gjoni 17:3.

5 Vëllazëria jonë e vyer mbarëbotërore na siguron me shoqërinë e ngrohtë të vëllezërve dhe motrave të dashur, që jetojnë në çdo pjesë të tokës. (Gjoni 13:35) Kongregacioni lokal është vend i sigurt paqeje, ku ne mund të gjejmë ngushëllim dhe rifreskim. Pleqtë po vëzhgojnë mbi shpirtrat tanë, duke na ndihmuar që të përballojmë shumë lloje problemesh. (Hebr. 13:17) Qëndrimi ynë afër vëllezërve tanë sjell një shkëmbim të ndërsjelltë inkurajimi, duke na forcuar për të këmbëngulur.​—Rom. 1:11, 12.

6 Madje edhe vetë puna jonë është një bekim. Shumë punë botërore janë të lodhshme dhe të paefektshme. Ndarja e lajmit të mirë sjell gëzim tek të tjerët dhe lumturi tek vetja jonë. (Vep. 20:35) Jemi me të vërtetë në gjendje t’i shohim të mirat që vijnë nga e gjithë puna jonë e madhe.​—Ekl. 2:24.

7 Mbi të gjitha, ne kemi një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen. (Rom. 12:12) Ne shohim përpara, drejt një bote të re e të përsosur drejtësie, ku do të jetojmë me të dashurit tanë në lumturi dhe në paqe, përgjithmonë! Kjo shpresë është një thesar i çmuar, më shumë se çdo gjë që kjo botë mund të ofrojë.​—1. Tim. 6:19.

8 Si mund ta tregojmë vlerësimin tonë? Ne nuk mund t’ia shpërblejmë kurrë Jehovait atë që ai ka bërë për ne. Ne mund të shprehim vetëm vlerësimin tonë, (1) duke e falënderuar çdo ditë për dashamirësinë e tij të pamerituar (Efes. 5:20), (2) duke treguar dashurinë tonë me anë të bindjes (1. Gjon. 5:3), (3) duke shenjtëruar emrin e tij me predikimin e lajmit të mirë (Psal. 83:18) dhe (4) duke mbështetur kongregacionin e krishterë me një bashkëpunim me gjithë zemër.​—1. Tim. 3:15.

9 Ne kemi çdo arsye për të qenë njerëzit më të lumtur mbi tokë. (Psal. 144:15b) Pasqyroftë qëndrimi, sjellja dhe shërbimi ynë gëzimin që ne ndiejmë në parajsën tonë frymore. Kurrë nuk kemi pasur kaq të mira!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo