Të shpallim lajmin e mirë për diçka më të mirë
1 Për 117 vjet, Kulla e Rojës ka shërbyer si një mbrojtëse e së vërtetës biblike. Aktualisht shtypen 18.950.000 kopje të çdo numri, në 125 gjuhë. Edhe Zgjohuni! e ka mbrojtur për një kohë të gjatë Fjalën e Perëndisë dhe tani ka një qarkullim prej 15.730.000 kopjesh në 80 gjuhë.—Krahaso Kolosianëve 1:23.
2 Revistat plotësojnë një nevojë frymore: Nga Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! kanë nxjerrë dobi miliona njerëz me zemër të ndershme, nëpërmjet ndihmës që u kanë dhënë ato për të përmbushur nevojën e tyre frymore. Janë botuar artikuj që ndërtojnë besimin. Për shembull, në Kullën e Rojës të 1 shkurtit 1996, studiuam një material që trajtonte nevojën për të besuar tek Jehovai dhe Fjala e tij. Numri i Kullës së Rojës së 1 marsit 1996 na inkurajonte që të mbaheshim të zënë në shërbimin e Jehovait dhe të vazhdonim të rrinim në pritje të tij. Sa nxitës ishte trajtimi në hollësi që i bëhej profecisë së Sofonisë! Më pas, në Kullën e Rojës të 15 marsit 1996, gjendej trajtimi i besnikërisë së krishterë, i cili të forconte besimin. Numri i 15 majit 1996, theksonte vlerën e leximit dhe të studimit të Fjalës së Perëndisë mbi një bazë të rregullt. Këta artikuj kanë shërbyer për thellimin e kuptueshmërisë sonë lidhur me Fjalën e Perëndisë dhe çmueshmëria jonë për Mbretërinë e tij është rritur.
3 Përveç kësaj, këto revista përmbajnë artikuj në kohën e duhur dhe praktikë mbi sjelljen e mirë, moralin e krishterë dhe tema të tjera me rëndësi jetësore. Ata trajtojnë çështjet reale që ndikojnë në jetën tonë. Si rezultat, ne gëzojmë një cilësi më të lartë jete tani, ndërsa presim përmbushjen e premtimeve të Perëndisë për diçka edhe më të mirë në të ardhmen.—Isa. 48:17; 1. Tim. 6:19.
4 Një rishikim i shkurtër i asaj që thuhet në faqen 4 të çdo numri të revistës Zgjohuni!, na jep një arsye të fortë për ta paraqitur atë si një material të shkëlqyer leximi për njerëzit kudo që ndodhen, të rinj a të vjetër qofshin. Aty thuhet: Zgjohuni! shërben për dobinë e gjithë familjes. Ajo tregon se si të përballojmë problemet e sotme. Përmban lajme, flet për njerëz në shumë vende, shqyrton fenë dhe shkencën. Por bën edhe më shumë. Ajo shkon përtej sipërfaqes dhe thekson domethënien e vërtetë të ngjarjeve të tashme; megjithatë, ajo mbetet gjithmonë politikisht asnjanëse dhe nuk lartëson asnjë racë mbi ndonjë tjetër. Më e rëndësishmja, kjo revistë ndërton besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore dhe të sigurt.»
5 T’i ndajmë revistat me të tjerët: Ji bujar në shpërndarjen e Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! (Krahaso 1. Timoteut 6:18.) Mbaj kopje në dispozicion, në mënyrë që të mund t’ua ofrosh kujtdo që të ndodh të takosh. (Ekl. 11:6) Të gjithë ne, përfshirë lajmëtarët e rinj në moshë dhe ata të rinj në veprën e predikimit, mund të kemi një pjesëmarrje të plotë në shpërndarjen e revistave këtë muaj, nëpërmjet përdorimit të prezantimeve të shkurtra mbi artikujt e dhënë në kohën e duhur, të paraqitur në numrat e tanishëm. Njihu mirë me përmbajtjen e tyre dhe ofroji me sinqeritet dhe bindje.
6 Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! përmbajnë informacione për të cilat ka nevojë çdo njeri. Shpërndarja e tyre është një nga mënyrat më të mira, me anë të së cilës ne mund të ndihmojmë të tjerët për të mësuar lajmin e mirë se diçka më e mirë duhet të vijë së shpejti!