Kutia e pyetjes
◼ Sa kohë duhet të zgjasë drejtimi i një studimi formal biblik mbi librin Njohuria, me një individ?
Sot, Jehovai po e bekon organizatën e tij. Dëshminë e kësaj e shohim çdo vit, kur me mijëra persona të rinj marrin një qëndrim të vendosur për të vërtetën. Libri Njohuria po provon se është një mjet i efektshëm në kryerjen e kësaj gjëje. Kulla e Rojës e 15 janarit 1996, nxirrte në pah faktin që ky libër është projektuar për ta ndihmuar një student biblik që të bëjë një përparim frymor në njëfarë mase të shpejtë, ndoshta deri në momentin e pagëzimit, brenda pak muajsh.
Për këtë arsye, e njëjta revistë Kulla e Rojës, në faqen 17 këshillonte: «Pasi një individ të ketë mbaruar studimin e tij biblik me librin Njohuria dhe pasi të jetë pagëzuar, ndoshta mund të mos jetë e nevojshme të drejtohet me të një studim formal me një libër të dytë.»
Ç’mund të themi për një person, i cili pas përfundimit të librit Njohuria, nuk pagëzohet? Shërbimi ynë i Mbretërisë i qershorit 1996, në faqen 6, paragrafi 23 na kujtonte pikën e trajtuar në Kullën e Rojës lidhur me atë që pas përfundimit të librit Njohuria, nuk duheshin studiuar libra të tjerë me të njëjtin student. A do të thotë kjo se ne nuk jemi të interesuar për ta ndihmuar një student biblik përtej kësaj pike? Jo. Ne dëshirojmë që njerëzit të marrin një njohuri bazë të së vërtetës, por megjithatë, pritet që brenda një periudhe kohore relativisht të shkurtër, një mësues i efektshëm të jetë në gjendje për të ndihmuar një student të sinqertë të zakonshëm që të fitojë njohuri të mjaftueshme, aq sa për të marrë një vendim të zgjuar për t’i shërbyer Jehovait. Mundet që për shkak të rrethanave të tyre personale, disa studentë biblikë të dëshirojnë madje të studiojnë më shumë se një herë në javë.
Siç është pranuar, disa studentë do të përparojnë më ngadalë se të tjerët. Por, nëse pas studimit të librit Njohuria, i cili mund të ketë zgjatur më shumë sa sa do të ishte normale, personi nuk ka marrë vendimin se dëshiron të shoqërohet me kongregacionin, lajmëtari duhet ta diskutojë situatën me një nga pleqtë e Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit. Nëse janë të përfshira rrethana lehtësuese apo të jashtëzakonshme, mund të jetë e arsyeshme një ndihmë e mëtejshme. Kjo është në përputhje me parimin e gjetur në paragrafët 11 dhe 12 të faqes 17, në Kullën e Rojës të 15 janarit 1996.
Vlerësimi për marrjen e një njohurie, qoftë edhe bazë të së vërtetës, duhet ta nxitë një student për të marrë pjesë në mbledhjet e krishtere. Kjo gjë mund ta çojë studentin në dhënien e një prove të dukshme të dëshirës së tij për t’i shërbyer Jehovait. Nëse një çmueshmëri e tillë frymore nuk është e dukshme pas drejtimit të studimit me librin Njohuria për një periudhë të zgjatur kohore, mund të jetë më e këshillueshme ndërprerja e studimit.