BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/96 f. 3
  • Ndaj me të tjerët sipas nevojave të tyre

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndaj me të tjerët sipas nevojave të tyre
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Si financohen aktivitetet e Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Pse t’i japim Atij që ka gjithçka?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Të tregojmë çmueshmëri për pasuritë e Mbretërisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 11/96 f. 3

Ndaj me të tjerët sipas nevojave të tyre

1 Jehovai na siguron atë që duhet për të plotësuar nevojat tona frymore përmes «skllavit» të besueshëm. (Mat. 24:45-47, BR) Pjesa më e madhe e këtyre sigurimeve janë në formën e librave, Biblave, volumeve të lidhura, videove, kasetave të regjistruara dhe disqeve të kompjuterave për kërkime biblike. Ajo që siguron Jehovai është gjithnjë e mjaftueshme pa qenë harxhues. Ai pret nga ne që të ndajmë me njëri-tjetrin, duke u siguruar se të gjithë përfitojnë njëlloj.

2 Të gjitha këto sigurime prodhohen me harxhime jashtëzakonisht të mëdha financiare. Këto shpenzime përballohen nga vëllazëria në mbarë botën. Kjo gjë është veçanërisht e vërtetë, që nga koha kur Shoqata vendosi që literatura të shpërndahej pa pagesë, duke u varur plotësisht në kontributet vullnetare për mbulimin e shpenzimeve. Përveç kësaj, shumë degë i marrin këto sigurime nga Shoqata me një çmim më të ulët, i cili u jep mundësi vëllezërve që të kenë atë që u duhet për mbledhjet dhe aktivitetin në fushë, ndonëse kanë burime materiale shumë të kufizuara.

3 Si mund të ndihmojmë ne: Ne mund t’i përgjigjemi këshillës së Pavlit për të ndarë me të tjerët «sipas nevojave të tyre». (Rom. 12:13, BR) Kur japim kontribute financiare për veprën mbarëbotërore, ndajmë në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që kemi me vëllezërit tanë rreth e qark botës. Duke mbajtur këtë në mendje, disa kanë vendosur të vënë mënjanë një shumë për të kontribuar çdo muaj për veprën mbarëbotërore, ashtu siç bëjnë për shpenzimet e Sallës së Mbretërisë. Ata e kuptojnë se këto fonde nuk përdoren vetëm për prodhimin e literaturës, por edhe për të gjitha aspektet e veprës. Përfytyro dobinë e madhe që do të përjetonte vëllazëria mbarëbotërore, nëse më shumë persona do të merrnin pjesë në këtë mënyrë mbi një bazë të rregullt.

4 Për më tepër, mund të ndajmë me ta, duke qenë gjithmonë konservatorë, kur kërkohen artikuj, të cilët ne mund t’i marrim në çdo kohë. Duke kërkuar vetëm atë që na nevojitet vërtet, u japim mundësi vëllezërve tanë gjetkë që të marrin sigurimet frymore, që u duhen edhe atyre për të qëndruar të fortë dhe për të çuar përpara predikimin e lajmit të mirë në atë pjesë të botës.—Hebr. 13:16.

5 Duhet ta mbajmë në mendje këtë gjë, sidomos kur kërkojmë gjëra që prodhohen me shpenzime të konsiderueshme nga Shoqata. Kjo përfshin abonimet në videot, disqet CD-ROM, librat e mëdhenj me referime, volumet e lidhura dhe kasetat. Në vend se të kërkojmë nga një artikull për çdo anëtar të familjes, a mund të mjaftojë vetëm një për gjithë familjen? Nëse i kufizojmë gjërat që marrim për veten, do t’u japim mundësi edhe të tjerëve që të marrin të njëjtat gjëra të mira që gëzojmë edhe ne.—Filip. 2:4.

6 Çmimi i literaturës që lëmë në fushë mund të kompensohet pjesërisht nga kontributet që ofrojmë ne në Sallën e Mbretërisë për veprën mbarëbotërore të Shoqatës dhe nga personat e interesuar që e pranojnë atë. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për literaturën që kërkojmë për përdorim personal, duke përfshirë libra këngësh, Libra vjetorë, Bibla luksi e kështu me radhë, nuk mund të presim që të jashtmit të kujdesen për nevojat tona. Shërbëtorët e dedikuar të Jehovait janë burimi kryesor për këtë mbështetje financiare. Me këtë në mendje, shumë lajmëtarë vlerësojnë se sa mund të jetë kostoja në para e këtyre artikujve, sikur të prodhoheshin në mënyrë tregtare dhe më pas, kontribuojnë në përputhje me të. Për shembull, mendoni për disa artikuj që disponohen në gjuhë të huaja: një libër me referime mund të jetë më shumë se 4.000 lekë të reja, një kalendar muri me ngjyra mund të shitet të paktën për 500 lekë të reja, një enciklopedi në një disk CD-ROM mund të kushtojë nga 5.000 lekë deri në 10.000 lekë të reja apo më shumë, muzika në kompakt-disk zakonisht kushton afërsisht 2.000 lekë të reja dhe disa video shpeshherë shiten akoma më shtrenjt. Mosdhënia e kontributeve të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, përfundimisht do të kufizojë atë që përndryshe organizata mund të ishte në gjendje të bënte në përkrahje të veprës mbarëbotërore.

7 Jezui deklaroi se dishepujt e tij të vërtetë do të identifikoheshin qartë nga dashuria e tyre për njëri-tjetrin. (Gjoni 13:34, 35) Bujaria jonë për të dhënë në mënyrë materiale dhe vetëmohimi ynë për të ndarë me të tjerët sipas nevojave të tyre, janë sigurisht mënyra të shkëlqyera për t’u treguar të krishterë të vërtetë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo