BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/96 f. 1
  • Kush do ta dëgjojë mesazhin tonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush do ta dëgjojë mesazhin tonë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Kemi një mjet të ri për të filluar studime!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • ‘Lajmi i mirë për diçka më të mirë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Një fushatë e suksesshme me fletushkën Lajmërim i Mbretërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 12/96 f. 1

Kush do ta dëgjojë mesazhin tonë?

1 Si kurrë më parë në historinë e njerëzimit, njerëzit janë gjer në fyt me informacion, shumë nga i cili është i kotë dhe madje çorientues. Si pasojë, shumë njerëz ndihen të mbingarkuar dhe për ne bëhet e vështirë që t’i bëjmë të dëgjojnë mesazhin për Mbretërinë e Perëndisë. Ata nuk e kuptojnë se ç’ndikim pozitiv mund të ketë mbi ta dëgjimi i Fjalës së Perëndisë.​—Luka 11:28.

2 Ne gëzojmë për faktin që në shumë pjesë të botës, dhjetëra mijëra njerëz po e dëgjojnë atë mesazh dhe po e pranojnë ofertën tonë për të bërë studime biblike në shtëpi. Megjithatë, në territore të tjera, reagimi nuk është në përmasa pothuaj kaq të mëdha. Shumica e rivizitave që bëjmë në shërbim janë pa rezultate pozitive dhe mund të pyesim veten: Kush do ta dëgjojë mesazhin tonë?

3 Ne duhet të bëjmë kujdes që të mos shkurajohemi. Pavli shpjegoi: «‘Të gjithë që thërrasin emrin e Jehovait do të shpëtojnë.’ Por, si do ta thërrasin atë . . . për të cilin nuk kanë dëgjuar? Nga ana e tyre, si do të dëgjojnë ata, pa dikë që të predikojë? . . . Siç është shkruar: ‘Sa të hijshme janë këmbët e atyre që shpallin lajmin e mirë për gjëra të mira!’» (Rom. 10:13-​15, BR) Nëse mbjellim me zell farën e Mbretërisë, Perëndia do ta bëjë të rritet brenda personave me zemër të ndershme.​—1. Kor. 3:6.

4 Çelësi qëndron në bërjen e rivizitave të rregullta: Në ato territore, ku duket se pak njerëz e dëgjojnë mesazhin tonë, ne duhet të përqendrohemi në zhvillimin e çdo interesi që gjejmë, lëmë apo jo literaturë. Përse të tregohemi të shpejtë për të dalë në përfundimin se asgjë nuk do të arrihet? Kur mbjellim farën, nuk e dimë se ku do të ketë sukses. (Ekl. 11:6) Nëse kthehemi të përgatitur, për të thënë diçka nga Shkrimet, edhe pse vetëm me pak fjalë, mund të jemi në gjendje që të arrijmë zemrën e personit. Mund të lëmë një fletushkë apo të ofrojmë numrat e fundit të revistave. Në fund, do të jemi në gjendje të demonstrojmë një studim biblik. Do të jetë një surprizë e këndshme, kur të shohim se sa shumë i bekon Jehovai përpjekjet tona.​—Psal. 126:5, 6.

5 Një gruaje që tregoi pak interes iu la një fletushkë. Nuk u gjet më në shtëpi, deri dy muaj më vonë, madje edhe atëherë ishte tepër e zënë për të folur. Iu la përsëri e njëjta fletushkë. Pavarësisht nga përpjekjet këmbëngulëse për ta gjetur në shtëpi, lajmëtares iu deshën edhe tre muaj të tjerë për ta takuar dhe kësaj radhe e gjeti të sëmurë. Motra e vizitoi përsëri një javë më vonë dhe bënë një bisedë të shkurtër rreth fletushkës. Kur motra u kthye javën më pas, gruaja shfaqi interes të vërtetë për mesazhin e Mbretërisë. Një ndryshim rrethanash në jetën e saj, e bëri të vetëdijshme për nevojën e saj frymore. U fillua një studim biblik dhe që këtej e tutje ajo studioi me entuziazëm çdo javë.

6 Ashtu si për çdo gjë që duam ta shohim të rritet, qoftë lule, perime apo interesi për mesazhin e Mbretërisë, nevojitet kultivimi. Kjo gjë kërkon kohë, mund, një qëndrim me përkujdesje dhe vendosmëri për të mos u dorëzuar. Vitin e fundit, më shumë se tre milionë njerëz, në të cilët kishte zënë rrënjë fara e Mbretërisë, u pagëzuan. Nëse vazhdojmë të predikojmë, me siguri që do të gjejmë shumë më tepër njerëz, që do të dëgjojnë mesazhin tonë.​—Krahaso Galatasve 6:9.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo