BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/97 f. 1
  • Ç’mund të thuhet për të afërmit e tu?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’mund të thuhet për të afërmit e tu?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Si t’u japim dëshmi të afërmve?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • T’u prekim zemrën të afërmve jobesimtarë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • E vërteta nuk sjell «paqen, por shpatën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • «Ata që të dëgjojnë» do të shpëtojnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 2/97 f. 1

Ç’mund të thuhet për të afërmit e tu?

1 Shumica prej nesh kemi disa të afërm, që nuk janë në të vërtetën. Sa dëshirë të madhe kemi që këta njerëz të dashur të bashkohen me ne në rrugën që të çon në jetë! Interesi ynë për të ardhmen e tyre të përjetshme mund të jetë edhe më i madh, nëse ata janë anëtarë të vetë familjes sonë. Edhe pse jemi përpjekur për vite me radhë për t’u ngjallur interes për të vërtetën, s’duhet të dalim në përfundimin se situata është e pashpresë.

2 Kur Jezui bëri predikimin e tij, «në fakt, as vëllezërit e tij nuk besonin në të». (Gjoni 7:5) Për një çast, të afërmit e tij menduan se ai ishte i luajtur mendsh. (Marku 3:21) Megjithatë, Jezui nuk humbi shpresën lidhur me ta. Kur i erdhi koha, vëllezërit e tij e pranuan të vërtetën. (Vep. 1:14) Gjysmëvëllai i tij, Jakovi, u bë një shtyllë në kongregacionin e krishterë. (Gal. 1:18, 19; 2:9) Nëse ke dëshirë të provosh gëzimin që vjen, duke i parë të afërmit të përqafojnë të vërtetën, mos i ndal përpjekjet për t’i arritur ata me lajmin e mirë të Mbretërisë.

3 Ji freskues, jo mbytës: Kur Jezui u predikonte të tjerëve, ata që e dëgjonin ndiheshin të freskuar, jo të kërcënuar. (Mat. 11:28, 29) Ai nuk i mbyti ata me mësime, kuptimin e të cilave ata nuk mund ta kapnin. Për të freskuar të afërmit e tu me ujërat e së vërtetës, jepu atyre nga një filxhan dhe jo nga një kovë plot çdo herë. Një mbikëqyrës udhëtues vërejti: «Rezultatet më të mira janë arritur nga ata që ngjallin kureshtje tek të afërmit e tyre, duke dhënë dëshmi në doza të vogla e të matura.» Në këtë mënyrë, edhe kundërshtarët mund të fillojnë për të bërë pyetje dhe së fundi të kultivojnë etje për të vërtetën.​—⁠1. Pjet. 2:2; krahaso 1. Korintasve 3:1, 2.

4 Shumë të krishterë të martuar u kanë dëshmuar me efektshmëri bashkëshortëve të tyre jobesimtarë, duke e lënë literaturën hapur në materialin që mund t’u interesonte. Një motër që e bëri këtë, drejtoi, gjithashtu, një studim me fëmijët e saj në një largësi që mund të dëgjohej edhe nga i shoqi, duke dhënë shpjegime që do t’i sillnin atij dobi. Nganjëherë ajo e pyeste: «Në studimin e sotëm mësova këtë e këtë. Si mendon ti?» Së fundi, burri i saj pranoi të vërtetën.

5 Ji i respektueshëm, jo i padurueshëm: Një lajmëtare komentoi se «edhe të afërmit gëzojnë të drejtën, për të pasur pikëpamjet dhe mendimet e tyre». Prandaj, ne duhet të tregojmë respekt, kur ata shprehin mendimet e tyre apo kur na kërkojnë specifikisht që të mos u flasim për të vërtetën. (Ekl. 3:7; 1. Pjet. 3:15) Duke qenë të durueshëm, të dashur dhe dëgjues të mirë, mund të kërkojmë rastet e përshtatshme, për të dhënë një dëshmi mendjemprehtë. Ky durim mund të sjellë rezultat, siç u pa në rastin e një burri të krishterë, i cili i qëndroi me durim për 20 vjet keqtrajtimit të gruas së tij jobesimtare. Sapo ajo filloi të ndryshonte, ai tha: «Sa mirënjohës i jam Jehovait që më ndihmoi të kultivoja shpirtmadhësinë, sepse tani mund të shoh rezultatin: Gruaja ime ka filluar të ecë në shtegun e jetës!»

6 Ç’mund të thuhet për të afërmit e tu? Mund të ndodhë që me anë të sjelljes tënde të mirë të krishterë dhe të lutjeve të tua për ta, ‘ti mund t’i fitosh ata për Jehovain’.​—⁠1. Pjet. 3:1, 2, shënimi, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo