Kutia e pyetjes
◼ Çfarë duhet bërë kur godet një katastrofë, që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë vëllezërit tanë?
Nëse zonën tënde e godet një katastrofë: Mos të të zërë paniku. Mbaj gjakftohtësinë dhe përqendrohu në atë që është vërtet e çmueshme: në jetën dhe jo në të mirat materiale. Kujdesu për nevojat e ngutshme fizike të familjes. Më pas, njofto pleqtë për rrethanat e tua dhe vendndodhjen e tanishme.
Pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës luajnë një rol vendimtar në sigurimin e ndihmës lehtësuese. Nëse paralajmërohet që më përpara për një katastrofë, siç bëhet me disa nga stuhitë më të mëdha, këta vëllezër duhet të sigurojnë se të gjithë janë në vende të sigurta dhe nëse lejon koha, duhet të marrin dhe të shpërndajnë pajimet që mund të nevojiten.
Paskëtaj, drejtuesit e studimit të librit, duhet të përcaktojnë vendndodhjen e çdo familjeje dhe të kërkojnë të dhëna për mirëqenien e tyre. Mbikëqyrësi drejtues apo një plak tjetër, duhet të vihet në dijeni për situatën e çdo familjari, edhe nëse gjithçka është në gjendje të mirë. Nëse dikush është plagosur, pleqtë do të përpiqen të marrin masa për trajtim mjekësor. Ata do të sigurojnë, gjithashtu, çdo gjë materiale që nevojitet, si ushqim, veshje, strehim apo furnizime shtëpiake. (Gjoni 13:35; Gal. 6:10) Pleqtë lokalë do t’i japin mbështetje frymore dhe emocionale kongregacionit dhe do të bëjnë rregullime sa më shpejt që të jetë e mundur, për të rifilluar mbledhjet e kongregacionit. Pasi të jetë bërë një vlerësim i plotë, një plak duhet të lidhet me mbikëqyrësin qarkor, duke përfaqësuar trupin e pleqve, për ta informuar për çdo dëmtim a dëm të Sallës së Mbretërisë, apo për dëmtimin e shtëpive të vëllezërve si dhe për ndonjë nevojë të veçantë. Mbikëqyrësi qarkor do t’i telefonojë atëherë zyrës së degës, duke bërë një raport mbi situatën. Zyra e degës do të bashkërendojë çdo masë lehtësimi që nevojitet në shkallë të gjerë.
Nëse godet një katastrofë gjetkë: Kujtoji vëllezërit dhe motrat e asaj zone në lutjet e tua. (2. Kor. 1:8-11) Nëse dëshiron të japësh ndihmë në para, mund t’ia dërgosh kontributet e tua Shoqatës. (Vep. 2:44, 45; 1. Kor. 16:1-3; 2. Kor. 9:5-7) Mos dërgo materiale apo furnizime në zonën e katastrofës, po të mos jenë kërkuar specifikisht nga vëllezërit në përgjegjësi. Kjo do të sigurojë bërjen e një përpjekjeje të rregullt lehtësuese, për të dhënë lehtësim dhe shpërndarjen e përshtatshme të të mirave materiale. (1. Kor. 14:40) Të lutemi të mos i telefonosh Shoqatës, nëse nuk është e nevojshme, pasi kështu mund të zihen linjat telefonike, që nevojiten për të marrë thirrjet, të cilat vijnë nga zona e katastrofës.
Pasi të jetë bërë një vlerësim i përshtatshëm, Shoqata do të përcaktojë nëse duhet formuar një komitet për sigurimin e lehtësimit. Do të vihen në dijeni vëllezërit përgjegjës. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë me pleqtë që marrin drejtimin, me qëllim që nevojat kritike të të gjithë vëllezërve të plotësohen në mënyrë të mjaftueshme.—Shiko Dëshmitarët e Jehovait: Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë, faqet 310-315, (angl.).