Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës
1 Kulla e Rojës lajmëron Mbretërinë e Jehovait, është sigurimi i parë i ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’ për të na dhënë ushqim frymor «në kohën e duhur». (Mat. 24:45, BR.) Plaku që drejton Studimin e Kullës së Rojës ka një përgjegjësi jetësore si një mësues i aftë, i cili jep një shembull të shkëlqyer në jetën e krishterë.—Rom. 12:7; Jak. 3:1.
2 Për të mësuar në mënyrë të efektshme, drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës duhet të bëjë një përpjekje serioze për t’u përgatitur çdo javë. Ai e bën këtë duke e konsideruar artikullin në lutje dhe me vëmendje. Interesi i thellë i tij për kongregacionin, pasqyrohet në përpjekjen e vërtetë që ai bën për të arritur zemrat tona me materialin që po studiohet. Ai përqendrohet në pikat kryesore të mësimit dhe na ndihmon që të shohim se si kanë të bëjnë ato me temën e artikullit.
3 Përgatitja e plotë në këtë pjesë përfshin kërkimin e shkrimeve që më përpara, në mënyrë që të dijë se si aplikohen. Ai e mban Fjalën e Perëndisë në një vend të dukshëm, duke inkurajuar në këtë mënyrë kongregacionin që të bëjë një përdorim të mirë të Biblës gjatë studimit. Kur një pikë e rëndësishme nuk shpjegohet nga komentet e kongregacionit ose kur aplikimi i shkrimit kyç kalohet pa u vënë re, ai bën pyetje specifike shtesë për të nxjerrë informacionin. Në këtë mënyrë ai na ndihmon që të arrijmë në konkluzione korrekte dhe të dimë se si t’i zbatojmë ato që mësojmë në jetën tonë.
4 Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës, në mënyrë progresive, përpiqet që të përmirësojë aftësitë e veta të mësimit. Ai nuk komenton me tepri, por na inkurajon që të komentojmë ne, me fjalët tona, shkurt dhe lidhur me temën. Ngandonjëherë, ai mund të na kujtojë se i pari që do të komentojë në një paragraf, duhet t’i japë një përgjigje të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë pyetjes së shkruar. Komentet shtesë nga auditori mund të tërheqin vëmendjen në zbatimin e shkrimeve, duke përforcuar argumentet ose përdorimet praktike të materialit. Duke nxitur përgatitjen personale dhe si familje, drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës punon që të nxitë dëshirën e secilit për të marrë pjesë.
5 Si «persona të mësuar prej Jehovait», ne i çmojmë «dhuratat në njerëz», të tilla si drejtuesit e Studimit të Kullës së Rojës, të cilët «punojnë pa u lodhur në . . . të mësuar».—Isa. 54:13, BR; Efes. 4:8, 11, BR; 1. Tim. 5:17, BR.