BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/99 f. 8
  • Të përdorim mirë librat e vjetër

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të përdorim mirë librat e vjetër
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Mos i grumbulloni, por përdorini
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Përmbajtja e librit
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
  • Si të organizojmë një bibliotekë teokratike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 1/99 f. 8

Të përdorim mirë librat e vjetër

1 Në çdo cep të tokës njeriu ka grumbulluar nëpër biblioteka miliona libra të vjetër. Por ç’dobi të qëndrueshme kanë pasur ata për racën njerëzore? (Ekl. 12:12) Të një vlere shumë më të madhe janë botimet që e përqendrojnë vëmendjen mbi Mbretërinë e Perëndisë dhe në atë që ajo do të bëjë për njerëzimin. Për këtë arsye, gjatë janarit do t’i ofrojmë publikut një nga librat e vjetër që disponohen në gjuhën shqipe: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë.

2 Ata kanë një vlerë të vërtetë: Ndërsa disa mund të mendojnë se libra si ky janë të vjetër në krahasim me botimet tona më të reja, duhet të kujtojmë se ata përmbajnë të vërtetën biblike. Mesazhi i Mbretërisë që shpjegojnë është ende i vlefshëm sot dhe nëse i kushtohet vëmendje, mund të jetë jetëshpëtues. (Gjoni 17:3) Prandaj, ne duhet të bëjmë një përpjekje më tepër për t’i përdorur sa më mirë këta libra të vjetër.

3 Diçka që thekson vlerën e tyre është përvoja e një gruaje, e cila trashëgoi një sërë botimesh të vjetra Watch Tower nga gjyshja e saj. Një Dëshmitare e pyeti gruan nëse kishte ndonjë ide për vlerën e vërtetë të atyre botimeve. Gruaja iu përgjigj: «Nuk e di vlerën e tyre, por si mund ta zbuloj atë?» Gruaja pranoi një studim biblik, hyri në të vërtetën e pas kësaj e çmoi pa masë bibliotekën e gjyshes së saj. Ç’trashëgimi e vlefshme doli se ishte ai koleksion librash të vjetër!

4 T’i vëmë në qarkullim ata: Përveç se nga shtëpia në shtëpi, të sigurohemi që të ofrojmë librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë kur u bëjmë rivizita personave që e dimë se u pëlqen t’i lexojnë botimet tona, duke përfshirë ata që pajtohen në Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, si edhe ata që kemi në itinerarin tonë të revistave. Për ata që studiojnë Biblën me ne, libri Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë apo disa libra të tjerë që janë botuar më përpara në gjuhën shqipe, mund të sigurojnë një njohuri më të hollësishme që do t’ua zgjeronte kuptueshmërinë për të vërtetën. Të mos harrojmë të marrim ndonjë prej librave të vjetër që nuk i kemi në koleksionin tonë personal. Në këtë mënyrë do të grumbullojmë një bibliotekë të vlefshme teokratike, që mund ta përdorim për të pasuruar periudhat tona të studimit personal.

5 Në vend se t’i grumbullojmë në një raft librat e vjetër, le t’i përdorim sa më mirë ata, për të nxitur njerëzit që takojmë që «të kenë frikë nga Perëndia dhe të respektojnë urdhërimet e tij»!​—Ekl. 12:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo