BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/99 f. 1
  • Krijuesi ynë i madh interesohet për ne!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krijuesi ynë i madh interesohet për ne!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Të mësojmë se si është Krijuesi ynë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Krijuesi mund t’i shtojë domethënie jetës sonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • ‘Shkëndija kureshtjeje në zemër e në mendje’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Forco besimin te Krijuesi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 2/99 f. 1

Krijuesi ynë i madh interesohet për ne!

1 Në përpjekje për të arsyetuar me Izraelin e pabindur Jehovai pyeti: «Nuk e ke ditur ose nuk ke dëgjuar? Jehovai, Krijuesi i skajeve të tokës është një Perëndi në kohë të pafundme.» (Isa. 40:28, BR) Ne e njohim Krijuesin tonë të madh dhe e shohim kujdesin e tij të dashur për ne. Megjithatë, miliona njerëz e vënë në dyshim ekzistencën e tij ose kanë një koncept për të që nuk përputhet me atë që gjendet në Bibël. Si mund t’i ndihmojmë ata?

2 Libri i ri A ka një Krijues që interesohet për ju? është bërë me qëllimin për të ndihmuar këta njerëz. Ai i fton njerëzit e logjikshëm që të arsyetojnë mbi faktet. Materiali tërheqës dhe argumentet bindëse në këtë libër do t’i bëjnë për vete ata që e lexojnë.

3 Të njihemi me librin Krijuesi: Të mbajmë në mendje një përmbledhje bazë të përmbajtjes së tij. Kapitujt 2 deri 5 trajtojnë se si erdhën në ekzistencë universi, jeta, njeriu dhe se kush qëndron prapa tyre. Kapitujt 6 deri 9 shqyrtojnë Biblën, Autorin e saj dhe veçanërisht, nëse tregimi i Zanafillës mbi krijimin është i besueshëm. Kapitulli 10 jep një përgjigje të kënaqshme të një prej pyetjeve më pështjelluese që bën njeriu: «Nëse Krijuesi interesohet, pse kaq shumë vuajtje?»

4 Të përpiqemi të arsyetojmë me ata që dyshojnë: Faqet 78 dhe 79 në librin Krijuesi, paraqesin një varg arsyetimesh që mund t’i përdorim për të ndihmuar të tjerët që të arrijnë përfundimin e duhur në lidhje me Perëndinë. Le t’i pyesim ata: «A ka universi një fillim?» Shumica do të jenë dakord se ka. Atëherë, bëjmë pyetjen: «A ishte ky fillim pa një shkak apo u shkaktua?» Shumica pranojnë se ai u shkaktua. Kjo çon në pyetjen përfundimtare: «A u shkaktua fillimi i universit nga diçka e përjetshme apo nga Dikush i përjetshëm?» Ky trajtim mund të bëjë që shumë njerëz të kuptojnë se duhet të ketë një Krijues.

5 Libri Krijuesi është tamam ajo që u duhet shumë njerëzve. Le ta ndajmë atë me të afërmit tanë, shokët e punës, shokët e shkollës dhe me të njohur të tjerë! Le ta marrim me vete në shërbim, që t’ua lëmë atyre që kanë dyshime rreth ekzistencës së Perëndisë. Sa më shumë që ta njohim këtë libër, aq më e fortë do të bëhet dashuria jonë për Krijuesin tonë, duke na nxitur që të vazhdojmë të ecim në përputhje me standardet e tij të larta.​—Efes. 5:1; Zbul. 4:11.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo