Të jemi bërës të lumtur
1 Jezui tha se gjatë pranisë së tij, pjesa dërrmuese e njerëzve ‘nuk do të kushtonin vëmendje’ ashtu si në ditët e Noes. (Mat. 24:37-39) Pra, pritet që shumë individë të mos e dëgjojnë lajmin e mirë të Mbretërisë. Çfarë mund të na ndihmojë që të mbajmë një frymë të gëzuar, ndërsa kryejmë shërbimin tonë?—Psal. 100:2.
2 Së pari, duhet të mbajmë parasysh se si mesazhi ynë, ashtu edhe caktimi për të predikuar janë nga Perëndia. Çdo shfaqje indiferentizmi në shërbim, me gjithë përpjekjet më të mira që bëjmë, në të vërtetë është hedhje poshtë e Jehovait. Duke kujtuar se besnikëria jonë në predikim ka buzëqeshjen e tij miratuese, ndihmohemi që të ruajmë gëzimin tonë dhe lumturinë e brendshme si bërës të veprës së Perëndisë.—Jak. 1:25.
3 Së dyti, të kujtojmë se ka ende individë që do ta pranojnë mjetin e shpëtimit të Jehovait. Megjithëse shumica mund të jenë apatikë, ka ende persona ngjashëm deleve për t’u mbledhur, edhe tani që gjendemi thellë në kohën e fundit. Ne duhet të vazhdojmë të predikojmë, duke shkuar «në çfarëdo qyteti ose fshati» për të ‘kërkuar atje atë që e meriton’.—Mat. 10:11-13.
4 Të mbajmë një qëndrim pozitiv: Disa janë zhgënjyer nga historia e vajtueshme e fesë së rreme. Të tjerë janë ‘keqtrajtuar dhe hallakatur’ nga ky sistem. (Mat. 9:36) Shumë të tjerë mund të jenë të dërrmuar nga mungesa e punës, e kujdesit shëndetësor dhe e sigurisë. Duke i kuptuar këto gjëra do të ndihmohemi që të ngulmojmë në veprën tonë. Të përpiqemi të fillojmë biseda që trajtojnë ato çështje të cilat janë me më shumë interes për njerëzit në territorin tonë. T’i ndihmojmë ata të kuptojnë se e vetmja zgjidhje është Mbretëria e Perëndisë. Të përdorim shkrime dhe pika të veçanta nga botimet, për të prekur zemrën e tyre me lajmin e mirë.—Hebr. 4:12.
5 Bërësit e lumtur të fjalës së Perëndisë kujtojnë gjithmonë: «Gëzimi i Zotit është fuqia [jonë].» (Neh. 8:10) Nuk ka nevojë që ta humbasim gëzimin tonë. ‘Nëse shtëpia e meriton, paqja që i urojmë le të vijë mbi të; por nëse nuk e meriton, paqja jonë le të kthehet mbi ne.’ (Mat. 10:13) Jehovai e përtërin gëzimin dhe forcën tonë ndërsa qëndrojmë me durim në shërbimin e tij të shenjtë dhe e bekon besnikërinë tonë.