BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/01 f. 8
  • Thjeshtësia është gjëja më e mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Thjeshtësia është gjëja më e mirë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Prezantime të thjeshta dhe të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Nëse jep rezultate, përdore!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Si t’i përdorim prezantimet model?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Të tregojmë interes personal: Duke u përgatitur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 4/01 f. 8

Thjeshtësia është gjëja më e mirë

1 Përse lajmëtarët e rinj shpesh tërheqin vëmendjen e atyre të cilëve u shpallin mesazhin e Mbretërisë? Një arsye është se shprehjet e tyre janë të thjeshta. Disa lajmëtarë mund të mendojnë se që të dëshmosh me efektshmëri kërkohet që të jesh njeri i gojës. Megjithatë, përvoja tregon se një prezantim i thjeshtë e i qartë është më i miri.

2 Jezui e shpalli Mbretërinë e Perëndisë në një mënyrë të thjeshtë e të qartë dhe i stërviti dishepujt e tij që të veprojnë po njësoj. (Mat. 4:17; 10:5-7; Luka 10:1, 9) Për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve të tij dhe për të prekur zemrën e tyre, ai përdori hyrje, pyetje dhe ilustrime jo të ndërlikuara. (Gjoni 4:7-14) Është mirë ta imitojmë shembullin e tij dhe të bëjmë prezantime që kuptohen me lehtësi.

3 Mesazhi që duhet të shpallim ne është «lajmi i mirë i mbretërisë». (Mat. 24:14) Duke përdorur si temë bazë Mbretërinë do të mund të bëjmë një prezantim të thjeshtë. Të flasim për ato gjëra që u interesojnë dëgjuesve tanë. Gratë janë shpesh më të interesuara për familjen e tyre sesa për çështjet politike. Diçka me interes të ngutshëm për një baba është puna dhe siguria e familjes së tij. Të rinjve u intereson e ardhmja, të moshuarve që të kenë një shëndet më të mirë dhe që të jenë të siguruar. Zakonisht, njerëzit interesohen më shumë për ngjarjet që ndodhin në zonën e tyre, sesa për ato që ndodhin në vendet e largëta. Pasi bisedojmë rreth çështjeve që janë me interes për njerëzit, le ta drejtojmë vëmendjen e tyre në bekimet që do të gëzojë njerëzimi i bindur në kohën e sundimit të Mbretërisë së Perëndisë. Disa fjalë të thjeshta, të zgjedhura me kujdes, të kombinuara me një shkrim mund të jenë mënyra më e mirë për të nxitur interesin e dëgjuesit tonë.

4 Mund të fillojmë një bisedë duke thënë:

◼ «Pa dyshim që dhe ju e pranoni se njerëzimin e kanë pllakosur shumë sëmundje të pakurueshme. Por a e dini që Perëndia ka premtuar se do t’i eliminojë së shpejti të gjitha llojet e sëmundjeve, e bashkë me to dhe vdekjen?» Ta lëmë të përgjigjet e më pas t’i lexojmë Zbulesën 21:3, 4.

5 Me prezantime të qarta e të thjeshta, le të prekim mendjen dhe zemrën e sa më shumë njerëzve në territorin tonë, duke i ndihmuar që të mësojnë rreth Jehovait dhe rreth perspektivës që kanë për të gëzuar jetën e përhershme.​—Gjoni 17:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo