BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/01 f. 8
  • Të prekim zemrën e studentit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të prekim zemrën e studentit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Të prekësh zemrën e studentit tënd të Biblës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Kushtoji vëmendje ‘artit të mësimdhënies’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ndihmoji studentët të bëhen dishepuj të pagëzuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Si t’i ndihmojmë studentët të përparojnë drejt pagëzimit—Pjesa 2
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 6/01 f. 8

Të prekim zemrën e studentit

1 Përpara se të ngjitej në qiell, Jezui u tha dishepujve të tij që t’u mësonin të tjerëve ‘të zbatonin’ të gjitha gjërat që ai u kishte urdhëruar. (Mat. 28:19, 20) Që një person ‘t’i zbatojë’ urdhërimet e Krishtit duhet që informacioni të prekë zemrën e tij. (Psal. 119:12) Si mund ta motivojmë zemrën e dikujt me të cilin po studiojmë Biblën?

2 Të lutemi për drejtimin e Jehovait: Bërja e dishepujve është vepra e Perëndisë. Për të pasur sukses nevojitet bekimi i tij dhe jo thjesht aftësitë tona. (Vep. 16:14; 1 Kor. 3:7) Prandaj, është thelbësore të lutemi për ndihmën e Jehovait, ndërsa u mësojmë të tjerëve të vërtetën.​—Isa. 50:4.

3 Të dallojmë çfarë beson studenti: Duke e ditur çfarë besojnë njerëzit dhe përse e besojnë atë mund të pajisemi me mendjehollësi për sa i përket asaj që mund të themi për t’u prekur zemrën. Përse një mësim i veçantë i duket tërheqës një studenti? Çfarë e ka bindur që ai është i besueshëm? Njohuria për këto gjëra mund të na ndihmojë të flasim me aftësi dalluese.​—Vep. 17:22, 23.

4 Të trajtojmë një argument biblik logjik: E vërteta duhet të duket diçka me kuptim për studentin. (Vep. 17:24-31) Duhet të japim një arsye të shëndoshë për shpresën tonë. (1 Pjet. 3:15) Megjithatë, këtë ta bëjmë gjithnjë në një mënyrë të dashur e me durim.

5 Ta përforcojmë me ilustrime mësimin tonë: Ilustrimet bëjnë jo vetëm që studenti ta ketë më të lehtë ta kuptojë mësimin, por nxitin edhe emocionet e tij. Ato bëjnë që të ndikohet si mendja, ashtu edhe zemra. Jezui i përdori ato shpesh. (Mar. 4:33, 34) Sigurisht, që ilustrimet të jenë të efektshme duhen përshtatur me pikën që po diskutohet dhe duhen lidhur me jetën e studentit.

6 T’i tregojmë dobitë që sjell pranimi i së vërtetës: Njerëzit duan të dinë se ç’dobi kanë po ta zbatojnë atë që po mësojnë. Ta ndihmojmë studentin të shohë mençurinë e fjalëve të Pavlit në 2 Timoteut 3:14-17.

7 Të mos shkurajohemi, nëse disa nuk i përgjigjen mësimdhënies sonë. Jo të gjitha zemrat janë të ndjeshme. (Mat. 13:15) Megjithatë, disa individë bëhen besimtarë. (Vep. 17:32-34) Përpjekjet tona për të prekur zemrën me lajmin e mirë ndihmofshin dhe shumë të tjerë që të pranojnë dhe «të zbatojnë» atë që Jezui urdhëroi!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo