BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/01 f. 1
  • Të mos ngurrojmë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mos ngurrojmë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • ‘Lajmi i mirë për diçka më të mirë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Të kapërcejmë vështirësitë e shërbimit shtëpi më shtëpi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • A interesohet vërtet Jehovai për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Shtëpi më shtëpi
    Këndojini Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 7/01 f. 1

Të mos ngurrojmë!

1 Kur përgatitemi të predikojmë nga dera në derë, gjëja më sfiduese mund të jetë që të dalim nga dera e shtëpisë tonë për të predikuar. Ndjenja se jemi të paaftë mund të na bëjë që të ngurrojmë të dalim për t’u shpallur të vërtetën ‘njerëzve të çdo lloji’. (1 Tim. 2:4) Por nuk duhet të ngurrojmë për ta predikuar lajmin e mirë. Përse jo?

2 Ai është mesazhi i Jehovait: Jehovai na e ka përcjellë fjalën e tij nëpërmjet Biblës. Kur ua çojmë këtë mesazh të tjerëve, po përçojmë mendimet e tij, jo tonat. (Rom. 10:13-15) Kur individë të ndryshëm nuk e pranojnë mesazhin e Mbretërisë, në të vërtetë ata nuk po pranojnë Jehovain. Megjithatë, nuk na lëshon zemra. Jemi të sigurt se ky mesazh do të prekë ndonjë tel të ndjeshëm në zemrën e atyre që dëshirojnë me zjarr një ndryshim të kushteve botërore dhe që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore.​—Ezek. 9:4; Mat. 5:3, 6.

3 Është Jehovai ai që i tërheq njerëzit: Një person që nuk ka pranuar të na dëgjojë në të kaluarën, tani mund të bëhet i ndjeshëm për shkak se rrethanat e tij kanë ndryshuar dhe gjendja e zemrës i është zbutur. Tani Jehovai mund t’i tregojë dashamirësi personit dhe ‘ta tërheqë’. (Gjoni 6:44, 65) Kur kjo ndodh, duam të jemi gati për t’u përdorur nga Jehovai dhe t’i nënshtrohemi drejtimit të engjëjve për gjetjen e këtyre personave.​—Zbul. 14:6.

4 Perëndia na jep frymën e tij: Fryma e shenjtë na jep mundësi që të flasim «me guxim me anë të autoritetit të Jehovait». (Vep. 14:1-3) Duke mbajtur parasysh që kemi këtë ndihmëse të fuqishme në shërbimin tonë, nuk do të ngurrojmë t’ua shpallim të vërtetën fqinjëve, kolegëve të punës, shokëve të shkollës, të afërmve ose njerëzve që janë mjaft të arsimuar e të pasur.

5 Jezui na mësoi se si të predikojmë: Jezui përdori pyetje që të bëjnë të mendosh, përdori ilustrime praktike dhe arsyetoi me anë të shkrimeve. Ai e shpjegoi të vërtetën në një mënyrë të thjeshtë, tërheqëse, nga zemra. Këto janë ende metodat më të mira sot. (1 Kor. 4:17) Rrethanat në të cilat predikojmë mund të ndryshojnë, por mesazhi i fuqishëm i Mbretërisë mbetet po ai.

6 Për ne është privilegj që përdoremi nga Jehovai për të ndihmuar njerëzit në një mënyrë të veçantë e jetësore. Le të mos ngurrojmë! Të jemi të guximshëm e të lejojmë Jehovain «të na hapë derën e fjalës» që kështu të mund t’u shpallim të tjerëve lajmin e mirë.​—Kolos. 4:2-4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo