Shkolla e Shërbimit Teokratik e vitit 2002
1 Aftësia për të folur merret si diçka e zakonshme nga shumica e njerëzve. Megjithatë, të folurit është një dhuratë nga Jehovai. Ai na jep mundësinë të komunikojmë me të tjerët dhe të shprehim mendimet e ndjenjat tona. Mbi të gjitha, me të mund të lëvdojmë Perëndinë tonë.—Psal. 22:22; 1 Kor. 1:4-7.
2 Në Shkollën e Shërbimit Teokratik stërviten burra, gra dhe fëmijë për të shpallur emrin e Jehovait. (Psal. 148:12, 13) Programi i shkollës për vitin 2002 përfshin një shumëllojshmëri temash biblike prej të cilave mund të nxjerrim personalisht dobi, si edhe mund t’i përdorim në shërbim. Duke u përgatitur për shkollën dhe duke marrë pjesë në të, mund të shtojmë njohurinë dhe të bëhemi më të aftë si mësues të Fjalës së Perëndisë.—Psal. 45:1.
3 Të lexojmë Biblën çdo ditë: Nëse zakonisht mbajmë një Bibël me vete, mund të përfitojmë nga çdo kohë e lirë që kemi për ta lexuar atë. Shumica nga ne i kemi disa minuta të lira gjatë ditës që mund t’i përdorim për këtë qëllim. Sa e dobishme është që të lexojmë të paktën një faqe çdo ditë, dhe kjo është e gjitha që kërkohet për të ecur në një hap me leximin e Biblës që jepet në programin e shkollës!—Psal. 1:1-3.
4 Aftësia për të lexuar mirë Biblën do të na ndihmojë që të prekim zemrën e dëgjuesve tanë dhe që t’i motivojmë ata të lëvdojnë Jehovain. Studenti që trajton Fjalimin Nr. 2 në shkollën teokratike, duhet të ushtrohet, të ushtrohet e të ushtrohet përsëri duke e lexuar me zë pjesën e caktuar. Mbikëqyrësi i shkollës do ta lavdërojë studentin dhe do të japë sugjerime për të përmirësuar leximin.
5 Të përdorim broshurat: Fjalimi Nr. 4 bazohet në broshurat Udhëheqja e Perëndisë—Rruga jonë për në Parajsë dhe Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Shumica nga ne ndoshta duhet të përpiqemi t’i përdorim më shpesh në fushë këto botime ndihmëse. Studentët duhet të zgjedhin rrethana që janë praktike për territorin. Mbikëqyrësi i shkollës duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë mënyrës se si ata i mësojnë të tjerët dhe si i përdorin Shkrimet.
6 Le të jetë një ndihmë për ne të gjithë Shkolla e Shërbimit Teokratik që të vazhdojmë ta përdorim të folurin, këtë dhuratë që na ka dhënë Perëndia, për të shpallur lajmin e mirë dhe për të lavdëruar Perëndinë tonë të madh, Jehovain!—Psal. 34:1; Efes. 6:19.