Kushdo mund të mësojë nga videokaseta Noeja: Ai eci me Perëndinë
Të lexojmë ose të rishikojmë Zanafillën 6:1 deri në 9:19. Pastaj të shikojmë videokasetën Noeja dhe të mendojmë se si do t’u përgjigjeshim këtyre pyetjeve: (1) Si ishte bota në ditët e Noesë dhe pse u bë e tillë? (2) Çfarë e bëri Noenë të ishte kaq i veçantë, çfarë detyre i dha atij Perëndia për të bërë dhe përse? (3) Ku ka mundësi që të jetë ndërtuar arka, sa kohë u desh për ta ndërtuar dhe sa e madhe ishte ajo? (4) Përveçse të ndërtonin arkën, çfarë duhej të bënin tjetër Noeja dhe familja e tij? (5) Si mendoni se ishte gjendja në arkë, pasi u mbyll dera? (6) Si do të ishit ndier pasi të kishit mbijetuar Përmbytjen? (7) Cilin përkujtues të Përmbytjes shohim herë pas here dhe çfarë nënkupton kjo? (8) Çfarë ju ka mësuar tregimi biblik i Noesë për veten, për familjen dhe për veprën që Perëndia na ka caktuar të bëjmë? (9) Çfarë pyetjesh doni t’i bëni Noesë dhe familjes së tij kur t’i takoni në Parajsë? (10) Si keni ndërmend ta përdorni tani videokasetën Noeja?