Kutia e pyetjes
◼ Çfarë dobie sjell pjesëmarrja në atë kongregacion të cilit i është caktuar territori ku jetojmë ne?
Me anë të kongregacionit marrim inkurajim ‘që na nxit për dashuri dhe vepra të shkëlqyera’. (Hebr. 10:24, 25) Nëpërmjet kongregacionit mësojmë të vërtetën dhe aftësohemi për të përmbushur caktimin që të bëjmë dishepuj. (Mat. 28:19, 20) Gjithashtu, forcohemi për të duruar me besnikëri sprovat, dhe kemi mbikëqyrës të dashur që na ndihmojnë të përballojmë presionet dhe ankthet që sa vjen e rriten. Qartë, kongregacioni është jetësor për mbijetesën tonë frymore. Megjithatë, a sjell dobi pjesëmarrja në atë kongregacion të cilit i është caktuar territori ku jetojmë ne?
Rrethanat e secilit ndryshojnë dhe faktorë të tillë, si: puna, bashkëshorti jobesimtar dhe mjetet e udhëtimit që mund të na nevojiten për të shkuar atje, mund të ndikojnë në marrjen e vendimit përfundimtar për sa i përket kësaj çështjeje. Megjithatë, nuk diskutohet që ka dobi frymore dhe dobi të tjera kur një individ shoqërohet me kongregacionin që ka si territor vendin ku banon. Në rast urgjence pleqtë mund të vihen në kontakt me lajmëtarët më shpejt. Kutitë e pyetjes të viteve të mëparshme kanë theksuar disa dobi të tjera.—Maj 1991, mars 1976 dhe janar 1967, (anglisht).
Në përgjithësi, na leverdis të ndjekim mbledhjet e kongregacionit afër nesh. Kjo na jep mundësinë të arrijmë mjaft herët për të folur me të tjerët, për t’u kujdesur për çështjet e nevojshme dhe për të marrë pjesë në këngën e lutjen hapëse. Kur të sapointeresuarit jetojnë afër nesh, zakonisht është më e lehtë të kontaktojmë me ta, të drejtojmë studime biblike dhe t’i ftojmë në mbledhjet që bëhen më afër shtëpisë së tyre.
Jemi të sigurt që kryefamiljarët do ta shqyrtojnë në lutje këtë çështje, duke peshuar mirë të gjithë faktorët e përfshirë, me qëllim që të përcaktojnë se çfarë është më e mira për mirëqenien frymore dhe fizike të familjes së tyre.—1 Tim. 5:8.