Mirënjohje për mëshirën e Perëndisë
1 Përpara se të bëhej i krishterë, apostulli Pavël e kundërshtonte me dhunë përhapjen e krishterimit. Megjithatë, vepronte nga padija, e prandaj iu tregua mëshirë. Jehovai tregoi dashamirësi të pamerituar dhe Pavlit iu dha një caktim i çmuar për të predikuar. Ai e vlerësoi shumë këtë caktim. (Vep. 26:9-18; 1 Tim. 1:12-14) Mirënjohja për mëshirën e Jehovait e nxiti Pavlin të bënte sakrifica për të kryer shërbimin e tij.—2 Kor. 12:15.
2 Falë mëshirës së Perëndisë, edhe neve na është besuar një shërbim. (2 Kor. 4:1) Ashtu si Pavli, mund ta tregojmë mirënjohjen për mëshirën që na është treguar nëse bëjmë çmos për t’i ndihmuar të tjerët që të përparojnë frymësisht. Një mënyrë është duke filluar e duke vazhduar të drejtojmë studime biblike.
3 Si të fillojmë studime biblike: Një mënyrë për të filluar studime biblike është duke filluar itinerare revistash. Kur i vizitojmë rregullisht itineraret tona, njihemi më mirë me gjërat që i shqetësojnë. Me kalimin e kohës, ndonjë artikull i një reviste mund të na shërbejë si pikënisje që të prezantojmë një studim biblik me broshurën Çfarë kërkon? Kur kthehemi herët e tjera për t’i sjellë revista të zotit të shtëpisë, mund ta vazhdojmë bisedën me broshurën Çfarë kërkon?
4 Nevojiten përpjekje dhe lutje: Falë lutjeve dhe përpjekjeve të zellshme do ta përmirësojmë veprën e predikimit. Një pioniere, e cila kishte një studim biblik, iu lut Jehovait që ta bekonte me më shumë studime. Gjithashtu, ajo veproi në përputhje me lutjet që bëri. Shqyrtoi shërbimin që bënte dhe vërejti se nuk kishte ofruar studime biblike kur bënte rivizita. Prandaj filloi të ofronte studime biblike dhe jo shumë kohë më vonë pati dy studime të tjera.
5 Sa të privilegjuar jemi që bëjmë të njohur «lajmin e mirë të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë»! (Vep. 20:24) Le të na nxitë mirënjohja për mëshirën e Perëndisë që të jemi të zellshëm për t’i ndihmuar të tjerët të nxjerrin dobi nga dashamirësia e pamerituar e Jehovait!