Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 korrik
«Shumë veta kanë vënë re se sot njerëzit kanë gjithnjë e më shumë prirjen për t’u veçuar. A mendoni se është mirë të veprohet kështu? [Ta lëmë të përgjigjet.] Vini re këtë thënie të mençur për vlerën e shoqërisë. [Të lexojmë Predikuesin 4:9, 10.] Kjo revistë shqyrton se përse të gjithë ne kemi nevojë për të tjerët dhe si mund të zgjidhet problemi i veçimit të njerëzve.»
Zgjohuni! 22 korrik
«Shumë njerëz shqetësohen për përhapjen mjaft të madhe të pornografisë. A mendoni se kjo është diçka për t’u shqetësuar? [Ta lëmë të përgjigjet.] Këshillat praktike që gjenden në Bibël na mbrojnë. [Të lexojmë Efesianëve 5:3, 4.] Kjo revistë tregon si të mbrohemi nga ky rrezik tinëzar.»
Kulla e Rojës 1 gusht
«A e dinit se, sipas një raporti, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton me më pak se 2 euro në ditë? A mendoni se mund të bëhet diçka për ta përmirësuar këtë gjendje? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ky numër i revistës Kulla e Rojës e drejton vëmendjen te zgjidhja e përhershme që tregon Bibla për varfërinë.»—Të lexojmë Psalmin 72:12, 13, 16.
Zgjohuni! 8 gusht
«Vitet e fundit, katastrofat që ka sjellë moti kanë bërë kërdinë në gjithë botën. Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar vuajtjet që sjellin ato? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton problemin e ndryshimit të dukurive të motit, si dhe zgjidhjen që tregon Bibla.»—Të lexojmë Isainë 35:1.