Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 gusht
«Shumë njerëz dëshirojnë fort një emër të mirë. Disa madje mendojnë si do t’i kujtojnë pasi të kenë vdekur. A keni menduar edhe ju për këtë gjë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Predikuesin 7:1.] Ky numër i Kullës së Rojës shqyrton si të kemi një emër të mirë para njerëzve dhe Perëndisë.»
Zgjohuni! 22 gusht
«Ndoshta ju ose një anëtar i familjes suaj e keni ndeshur prepotencën dhe e dini sa e dhimbshme është. [Ta lëmë të përgjigjet.] Ky numër i Zgjohuni! jep udhëzime praktike për viktimat e prepotencës. Shqyrton edhe premtimin e Perëndisë për një kohë kur këto probleme do të zhduken plotësisht.» Të lexojmë Mikean 4:4.
Kulla e Rojës 1 shtator
«Shumë njerëz mendojnë se fetë e shumta të njerëzimit janë thjesht rrugë të ndryshme që çojnë tek i njëjti burim. Të tjerë besojnë se ka vetëm një besim të vërtetë. A keni menduar ndonjëherë për këtë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton një ilustrim që hedh dritë mbi këtë pyetje.» Të drejtojmë vëmendjen te Mateu 13:24-30.
Zgjohuni! 8 shtator
«Sot prirjet e modës ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në jetën e shumë njerëzve. Disa mendojnë se i jepet tepër rëndësi veshjes dhe paraqitjes së njerëzve. Ju çfarë mendoni? [Ta lëmë të përgjigjet.] Zgjohuni! paraqet një pikëpamje të drejtpeshuar në lidhje me modën.» Të lexojmë Kolosianëve 3:12.