BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/04 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Të vazhdojmë të nxjerrim dobi nga Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Proces i thjeshtuar i përtëritjes së pajtimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Përdori sa më mirë revistat tona
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 7/04 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Si duhet t’i marrim kopjet tona personale të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!?

Meqë para ca kohësh u ndërprenë pajtimet e revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, në të gjitha gjuhët, si të shtypura, ashtu edhe në kasetë, të gjithë lajmëtarët duhet t’i marrin revistat dhe kasetat e tyre në kongregacionin e tyre. Ju lutemi kini parasysh që kongregacioni mund t’i kërkojë revistat në kasetë me anë të formularit Kërkesat e Kongregacionit (M-202). I njëjti formular përdoret për të kërkuar edhe numrat në gjuhë të huaj ose me shkronja të mëdha.

Nëse dikush në territorin tuaj kërkon t’i marrë rregullisht revistat, ju lutemi sigurohuni që menjëherë të merrni masat për këtë, në mënyrë që të mos humbasë asnjë numër reviste. Individët e përjashtuar mund t’i marrin revistat ose botimet e tjera personale në repartin e literaturës në Sallën e Mbretërisë. Të përjashtuarit nuk duhet të përfshihen në itinerarin e revistave të ndonjë lajmëtari.

Të vetmet pajtime që janë të vlefshme për zyrën e degës janë për ata individë që nuk mund t’i marrin revistat me anë të një lajmëtari të kongregacionit. Nëse Komiteti i Shërbimit të Kongregacionit bën kërkesë për pajtim për dikë që nuk mund t’i marrë revistat në një mënyrë tjetër, sekretari duhet t’i bashkëngjitë një shënim të shkurtër ku thuhet se ky pajtim është shqyrtuar dhe miratuar nga Komiteti i Shërbimit të Kongregacionit.

Kjo do të thotë që lajmëtarët nuk duhet t’i shkruajnë zyrës së degës për të bërë pajtime personale. Çdo kërkesë e tillë që bëhet nga lajmëtarët ose nga personat e interesuar do të kthehet mbrapsht në kongregacion.

◼ Si mund t’i marrë një i burgosur kopjet e tij të revistave?

Nëse një kongregacion ka përgjegjësinë për të predikuar në një burg dhe mund t’ia çojë revistat të burgosurve atje, atëherë ata mund t’i marrin revistat e tyre Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! nëpërmjet lajmëtarëve që janë caktuar për të bërë vizita në burg. Kur kjo është e pamundur, i burgosuri mund të kërkojë një pajtim duke i shkruar zyrës së degës. Ju lutem kini parasysh që në mënyrë të ngjashme edhe të burgosurit e përjashtuar mund t’i marrin kopjet e tyre të revistave ashtu siç theksohet në këtë paragraf.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo