Kongresi krahinor na nxit të ecim me Perëndinë
Sa shumë u theksua në kongresin krahinor me temë «Të ecim me Perëndinë» drejtimi i qartë i Jehovait: «Kjo është rruga, ecni në të!» (Isa. 30:21) Ndjekja e udhëzimeve që morëm do të na ndihmojë që ‘të shikojmë me kujdes mënyrën se si ecim’. (Efes. 5:15) Meditimi për ato që mësuam do të na ndihmojë, ndërsa ‘vazhdojmë të ecim në të vërtetën’.—3 Gjon. 3.
Përdorni pyetjet e mëposhtme dhe shënimet tuaja personale për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në rishikimin e programit të kongresit të këtij viti. Rishikimi do të bëhet gjatë Mbledhjes së Shërbimit, javën që fillon më 18 tetor.
1. Si arriti Enoku të ecte me Perëndinë, megjithëse jetonte në kohë të turbullta? (Hebr. 11:1, 5, 6; Jud. 14, 15; «Të ecim me Perëndinë në kohë të turbullta»)
2. Në cilat fusha të jetës mund të zbatohet parimi i Lukës 16:10? («A jeni ‘të besueshëm në pak’?»)
3. (a) Përmend katër mësime praktike që nxjerrim nga Hozea, kapitujt 6 deri në 9, të cilat do të na ndihmojnë të ecim me Perëndinë. (Hoz. 6:6, 7; 7:14; 8:7) (b) Çfarë pikash të tjera nga Hozea, kapitujt 10 dhe 14 na ndihmojnë të ecim me Perëndinë? («Profecia e Hozesë na ndihmon të ecim me Perëndinë»—Simpozium)
4. Çfarë mund të bëjnë në praktikë burrat dhe gratë e krishtere për të pasur një martesë të fortë? (Prov. 12:4; Efes. 5:29; «Të mos e ndajmë ‘atë që Perëndia e ka bashkuar’»)
5. Si tregojmë respekt për mbledhjet tona të shenjta? (Ekl. 5:1; Isa. 66:23; «Të tregojmë respekt për mbledhjet tona të shenjta»)
6. (a) Cilat janë tri aspekte të rëndësishme të predikimit që duhet të analizojmë për t’u siguruar që kemi një pjesëmarrje të kënaqshme në të? (Isa. 52:7; Zak. 8:23; Mar. 6:34) (b) Çfarë ju duket shumë e dobishme nga broshura Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve? («Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve»; «Të ndihmojmë ata që flasin një gjuhë tjetër»)
7. Si mund t’i ndihmojmë lajmëtarët e rinj që të flasin pa druajtje për mesazhin e Mbretërisë? (Gjyk. 7:17; «Të ndihmojmë shumë të tjerë që të bashkohen me ne në shërbim»)
8. Si e tregojmë bindjen tonë se «dita e Zotit është e afërt»? (Sof. 1:14; «‘Ecim me anë të besimit, jo me anë të asaj që shihet’»)
9. (a) Sa e rëndësishme është të shmangim çdo shkak për pengesë? (Mar. 9:42-48) (b) Si të mos pengohemi nga të tjerët? (Psal. 119:165) (c) Si të mos i pengojmë të tjerët? (1 Kor. 10:24; «Të shmangim çdo ‘shkak për pengesë’»)
10. Si mund të ruajmë ekuilibrin kur zgjedhim bashkëshorten ose bashkëshortin, kur kujdesemi për shëndetin dhe në çështjet tregtare? (Psal. 26:4; Mat. 6:25; 1 Tim. 6:9; «Ruani plotësisht gjykimin»)
11. (a) Çfarë duhet të mësojmë nga rastet kur Jezui gëzonte mikpritjen e të tjerëve? (Luka 10:42; 24:32) (b) Si mund t’i plotësojmë nevojat tona për t’u zbavitur në mënyrë që të jetë përtëritëse, si për ne, ashtu edhe për të tjerët? (1 Kor. 10:31-33; «Aktivitete të shëndetshme që na ripërtërijnë»)
12. Sipas kapitullit 23 të Psalmeve, çfarë bekimesh marrim si dele të Jehovait dhe cilat janë përgjegjësitë tona? (1 Kor. 10:21; «Jehovai është Bariu ynë»)
13. Si i binden të krishterët këshillës së Biblës për të ‘blerë kohën e duhur’? (Efes. 5:16; «‘Të blejmë kohën e duhur’»)
14. (a) Çfarë përfshin «ora e gjykimit» që përmendet te Zbulesa 14:7? (b) Në ç’mënyrë provojmë se jemi vërtet të ndarë nga Babilonia e madhe? («‘Qëndroni vigjilentë!»: Ora e gjykimit ka mbërritur») (c) Cilat janë disa pika nga broshura Qëndroni vigjilentë! që ju kanë pëlqyer më shumë?
15. Cilat janë tri cilësitë që na ndihmojnë për të mos e «braktisur shtegun e drejtë». (2 Pjet. 2:15; «Kujdes të mos ‘braktisim shtegun e drejtë’»)
16. Si mund ta shmangin të rinjtë «rrugën e njerëzve të këqinj»? (Prov. 4:14; «Të rinj: Ecni në shtegun e drejtësisë!»)
17. (a) Në ç’mënyrë Pavli ishte një shembull i shkëlqyer qëndrueshmërie? (Vep. 14:19, 20; 16:25-33) (b) Pse nuk duhet të kemi frikë nga kundërshtarët e adhurimit të vërtetë? (Drama dhe fjalimi «Të japim një dëshmi të plotë sot, me gjithë kundërshtimin!»)
18. Çfarë bekimesh marrin ata që ecin me Perëndinë? («Po të ecim me Perëndinë, do të kemi bekime tani e përgjithmonë»)
Qofshim të vendosur për t’iu bindur ‘fjalës prapa nesh’, në mënyrë që të ecim me Atin tonë qiellor përgjithmonë!—Isa. 30:21; Gjoni 3:36.