BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/06 f. 1
  • Çfarë po vë në vend të parë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë po vë në vend të parë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • «A më do mua më shumë se këta?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • A është dobiprurëse zbavitja jote?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Mos lejo asgjë të të largojë nga Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Ta përdorim kohën me mençuri
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 10/06 f. 1

Çfarë po vë në vend të parë?

1 Si do t’i përgjigjeshe kësaj pyetjeje? Natyrisht, të gjithë ne dëshirojmë të vëmë në vend të parë interesat e Mbretërisë. (Mat. 6:33) Por, mund të pyesim veten: ‘A e tregojnë zgjedhjet e mia se po e bëj këtë?’ Bibla na nxit: «Vazhdoni të provoni se çfarë jeni ju vetë.» (2 Kor. 13:5) Si të tregojmë se po e vëmë Mbretërinë në vend të parë?

2 Si e përdorim kohën? Mund të fillojmë duke shqyrtuar si e përdorim kohën tonë. (Efes. 5:15, 16) Sa kohë kalojmë çdo javë duke ndenjur me të tjerët, duke parë televizor, duke u endur nëpër Internet ose duke bërë ndonjë gjë për qejf? Ndoshta do të habitemi po të shënojmë sa kohë kalojmë me këto gjëra dhe ta krahasojmë me sasinë e kohës që kalojmë në veprimtaritë frymore. A punojmë jashtë orarit, duke sakrifikuar shërbimin e shenjtë, vetëm që të arrijmë të kemi gjëra luksoze? Sa shpesh i sakrifikojmë mbledhjet ose shërbimin, që ta kalojmë fundjavën duke udhëtuar për qejf?

3 Të vendosim çfarë ka përparësi: Shumica prej nesh nuk ka aq kohë sa të bëjë çdo gjë që dëshiron. Prandaj, për të vënë në vend të parë interesat e Mbretërisë, duhet të përcaktojmë se çfarë ka përparësi në jetën tonë dhe pastaj ta programojmë kohën që të arrijmë të bëjmë «gjërat më të rëndësishme». (Filip. 1:10) Këtu përfshihet studimi i Fjalës së Perëndisë, pjesëmarrja në shërbim, kujdesi për familjen dhe ndjekja e mbledhjeve të krishtere. (Psal. 1:1, 2; Rom. 10:13, 14; 1 Tim. 5:8; Hebr. 10:24, 25) Ka edhe veprimtari të tjera të dobishme, si gjimnastika me karar dhe zbavitja e shëndetshme. (Mar. 6:31; 1 Tim. 4:8) Por këto janë gjëra më pak të rëndësishme dhe duhen mbajtur në vendin që u takon.

4 Një vëlla në moshë të re u përpoq t’i vinte në vend të parë interesat e Mbretërisë duke filluar shërbimin e plotkohor, në vend që të ndiqte arsimin e lartë, për të pasur pastaj një karrierë në botë. Mësoi një gjuhë të huaj dhe shkoi të shërbente aty ku kishte më shumë nevojë. Ai u shpreh: «Këtu po ia kaloj shumë mirë. Shërbimi është fantastik! Do të doja që çdo i ri dhe e re të mund të bëjë të njëjtën gjë dhe të provojë të njëjtën kënaqësi që po provoj edhe unë. Nuk ka asgjë më të mirë sesa t’i shërbesh Jehovait me gjithë shpirt.» Po, kur vëmë Mbretërinë në vend të parë, kemi bekime. Por, ç’është më e rëndësishmja, kënaqim Atin tonë qiellor, Jehovain.—Hebr. 6:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo