BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/06 f. 6
  • Fryma vullnetare sjell bekime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fryma vullnetare sjell bekime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Ndihma gjendet kudo
    Zgjohuni!—2001
  • Vullnetarët në veprim
    Zgjohuni!—2001
  • «Le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Një vepër vullnetare me dobi të përhershme
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 12/06 f. 6

Fryma vullnetare sjell bekime

1. Si treguan Davidi dhe Nehemia një frymë vullnetare?

1 Kur Goliadi sfidoi forcat ushtarake të Izraelit, kushdo prej ushtarëve mund të kishte dalë vullnetar për të pranuar sfidën. Por ai që doli vullnetar ishte një djalë bari, i cili nuk ishte stërvitur si ushtar. (1 Sam. 17:32) Kur judenjtë e mërguar u kthyen në Jerusalem dhe nuk po arrinin të rindërtonin muret, ishte një kupëmbajtës i mbretit të Persisë, që vullnetarisht la postin e tij të privilegjuar në pallatin mbretëror dhe udhëtoi për në Jerusalem që të organizonte punën. (Neh. 2:5) Jehovai i bekoi të dy këta burra, Davidin dhe Neheminë, për frymën që treguan.—1 Sam. 17:45, 50; Neh. 6:15, 16.

2. Pse të krishterët duhet të tregojnë një frymë vullnetare?

2 Sot, kjo frymë mungon në botë. Në këto ‘ditë të fundit’ njerëzit bëjnë një jetë mjaft të ngarkuar dhe shumë janë «të dashuruar me veten». (2 Tim. 3:1, 2) Njeriu kollaj fare mund të përqendrohet aq shumë në interesat personale, sa të mos i vërë re mundësitë për të ndihmuar vullnetarisht të tjerët. Megjithatë, si të krishterë dëshirojmë të imitojmë Jezuin, i cili merrte iniciativën të ndihmonte të tjerët. (Gjoni 5:5-9; 13:12-15; 1 Pjet. 2:21) Si mund ta tregojmë frymën vullnetare dhe çfarë bekimesh do të kemi?

3. Në ç’mënyrë kontribuon fryma vullnetare në mbledhjet e kongregacionit?

3 Për hir të vëllezërve tanë: Mund t’u japim një «dhuratë frymore» të tjerëve, duke komentuar vullnetarisht gjatë pjesëve të mbledhjes që janë me komente nga auditori. (Rom. 1:11) Komentet nderojnë Jehovain, na e ngulitin të vërtetën më thellë në mendje dhe në zemër e na bëjnë ta shijojmë më shumë mbledhjen. (Psal. 26:12) Gjithashtu, mund të ofrohemi vullnetarisht për të bërë një fjalim në Shkollën e Shërbimit Teokratik, kur ka nevojë për zëvendësim. Kjo do të na ndihmojë të bëhemi më të aftë në mësimdhënie.

4. Në ç’mënyra të tjera mund ta tregojmë frymën vullnetare?

4 Vëllezërit mund ta tregojnë frymën vullnetare duke synuar të marrin përgjegjësi në kongregacion. (Isa. 32:2; 1 Tim. 3:1) Të gjithë mund të japin ndihmën e tyre që asambletë dhe kongreset të shkojnë sa më mirë, duke u ofruar për të shërbyer në reparte të ndryshme. Po të ofrohemi për të dalë në shërbim me mbikëqyrësin udhëtues ose për ta ftuar për drekë, do të «inkurajojmë njëri-tjetrin». (Rom. 1:12) Kur u japim ndihmë praktike djemve pa baba, vejushave, të sëmurëve dhe atyre me shëndet të dobët, nënave me fëmijë të vegjël e të tjerëve në kongregacion, ndiejmë gëzim dhe marrim miratimin e Jehovait.—Prov. 19:17; Vep. 20:35.

5. Ku kërkohet fryma vullnetare në lidhje me Sallat e Mbretërisë?

5 Një mënyrë tjetër për të dhënë nga koha dhe energjitë tona, është duke ndihmuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë. Përveç këtyre, tani që më shumë njerëz po pranojnë të vërtetën, ka gjithnjë e më tepër nevojë për Salla Mbretërie të reja dhe për vullnetarë ndërtimi. Një çift u ofrua për të ndihmuar Komitetin Rajonal të Ndërtimit në vendin e tyre, edhe pse nuk kishin përvojë në fushën e ndërtimit. Me kalimin e kohës, çifti u stërvit dhe tani ndihmojnë për të shtruar tulla. Gruaja u shpreh: «Duke punuar krah për krah me të tjerët, kemi zënë miq të ngushtë. Në fund të ditës, jemi fizikisht të lodhur, por frymësisht të përtërirë.»

6. Pse shërbimi është vepra më e rëndësishme vullnetare që mund të bëjmë?

6 Duke predikuar: Vepra më e rëndësishme vullnetare që mund të bëjmë sot, është vepra e predikimit të Mbretërisë. Ndërsa i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë dhe të zbatojnë këshillat biblike, ata gjejnë një qëllim në jetë dhe marrin forcë për të lënë pas veset e dëmshme. Mësojnë shpresën inkurajuese të Biblës për të ardhmen. Kur ndihmojmë në arsimimin biblik, marrim pjesë në një shërbim vullnetar të gëzueshëm ku dobitë janë të qëndrueshme. (Gjoni 17:3; 1 Tim. 4:16) Ndoshta rrethanat na lejojnë të marrim pjesë më shumë në këtë vepër, duke shërbyer si pionierë ndihmës ose të rregullt, duke u transferuar atje ku nevoja është më e madhe ose duke mësuar një gjuhë tjetër.

7. Pse është e rëndësishme fryma vullnetare sidomos sot?

7 Mbreti David profetizoi se në kohën që Mesia do të fillonte të sundonte, populli i Perëndisë ‘do të paraqitej vullnetarisht’. (Psal. 110:3) Ndërsa Jehovai përshpejton korrjen përfundimtare frymore, ka shumë punë për të cilat mund të dalim vullnetarë. (Isa. 60:22) A keni thënë ndonjëherë: «Ja ku jam! Më dërgo mua!» (Isa. 6:8) Vërtet, duke shfaqur frymën vullnetare, kënaqim Jehovain dhe korrim bekime të bollshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo