BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/07 f. 1
  • Ndryshime emocionuese në Kullën e Rojës!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndryshime emocionuese në Kullën e Rojës!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Botimi i ri për studim i Kullës së Rojës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Lexuesve tanë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Po, është vërtet botimi për studim!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Kulla e Rojës: Botimi në anglishten e thjeshtuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 7/07 f. 1

Ndryshime emocionuese në Kullën e Rojës!

1 Në fillim të këtij viti, kongregacionet morën një njoftim mjaft emocionues: duke filluar nga janari i vitit 2008, Kulla e Rojës do të dalë në dy botime të ndryshme, një për publikun e gjerë dhe një për vëllezërit e krishterë. Ndoshta keni pyetur: ‘Në ç’kuptim do të jenë të ndryshme këto dy botime? Ç’anë pozitive do të ketë ndarja në dy botime? A pritet të kenë ndonjë veçori të re?’

2 Ndryshimet: Botimi që do të mbajë datën 1 të muajit, do të njihet si botimi për publikun. Të gjithë artikujt në këtë numër do të përgatiten duke pasur parasysh publikun. Ai që do të mbajë datën 15, do të jetë botimi për studim dhe nuk do të ofrohet në shërbim. Ai do të përfshijë të gjithë artikujt e studimit të një muaji, si edhe artikuj dytësorë që janë me interes të veçantë për të krishterët e kushtuar. Kulla e Rojës që botohet për publikun, do të jetë edhe për Dëshmitarët, po në mënyrë të veçantë do të jetë për ata që nuk janë Dëshmitarë, e që ndoshta e respektojnë mesazhin e Biblës. Nga ana tjetër, Zgjohuni! do të vazhdojë t’i drejtohet një publiku më të gjerë, përfshirë skeptikët dhe ata që i përkasin një feje tjetër.

3 Anët pozitive: Në botimin për studim, nuk do të jetë më e nevojshme të shpjegohen fjalë ose terma të tillë si «pionier» për t’i kuptuar ata që nuk janë Dëshmitarë. Në këtë botim mund të përfshihen gjithashtu informacione të përgatitura enkas për Dëshmitarët e Jehovait dhe studentët biblikë që po përparojnë nga ana frymore. Po ç’mund të themi për botimin për publikun? Meqenëse temat e zgjedhura dhe stili i të shkruarit do t’i përshtaten publikut, një që nuk është Dëshmitar mund ta shijojë revistën nga fillimi në fund. Sigurisht, çdo Dëshmitar i Jehovait do të përfitojë nga leximi i të dyja botimeve. Për shkak se në territor do të ofrojmë çdo muaj vetëm një revistë Kulla e Rojës dhe një Zgjohuni!, do të kemi një muaj të tërë në dispozicion për të përgatitur prezantime të efektshme.

4 Veçori të reja: Kulla e Rojës që do të botohet për publikun, është menduar të ketë disa seri të reja mjaft interesante. Në një seri do të shpjegohen me një stil shumë të thjeshtë mësimet themelore të Biblës. Ndërsa në një tjetër do të tregohet se si Bibla mund të jetë një ndihmë për familjen. Do të paraqitë projekte studimi biblik për të rinjtë e fëmijët. Çdo numër do të përmbajë një artikull që nxjerr në pah pjesë specifike nga Bibla që na tregojnë për cilësitë e Jehovait.

5 Lutemi që Jehovai t’i bekojë këto ndryshime në Kullën e Rojës. Urojmë që kjo revistë, bashkë me revistën Zgjohuni!, ta çojë lajmin e mirë te shumë njerëz të tjerë që e meritojnë!​—Mat. 10:11.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo