BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/07 f. 4
  • Mos ngurroni!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mos ngurroni!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Ta themi me guxim Fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Merrni si shembull profetët​—Amosi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Libri biblik numër 30​—Amosi
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Amosi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 11/07 f. 4

Mos ngurroni!

1. Në ç’mënyrë nuk ‘ua mbajmë të mirën’ njerëzve?

1 Duke marrë pjesë me zell në shpalljen e lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë, nuk ‘ua mbajmë të mirën’ njerëzve në territorin që na është caktuar. (Prov. 3:27) Nuk ka mesazh më të mirë për t’u dhënë njerëzve sesa ai i kohëve më të mira që do të vijnë nën sundimin e Perëndisë. Megjithëse mund të predikoni shumë për shpresën e Mbretërisë duke dëshmuar në mënyrë joformale ose duke shpërndarë literaturë, pse të mos vini si synim të drejtoni një studim biblik, nëse tani nuk e keni?

2. Çfarë mund të na pengojë për të filluar një studim biblik?

2 Ndonjëherë, një nga pengesat më të mëdha për të drejtuar një studim biblik janë ndjenjat tona. Disa ngurrojnë të drejtojnë një studim biblik sepse nuk kanë siguri te vetja ose sepse janë shumë të ngarkuar. Sugjerimet e mëposhtme mund të jenë një ndihmë për ju që të mos ngurroni të merrni pjesë në veprën e studimeve biblike.​—Mat. 28:19; Vep. 20:20.

3. Pse jemi të kualifikuar për t’u mësuar të tjerëve Biblën?

3 Pasiguria te vetja: Ndoshta keni një arsim të kufizuar ose për ndonjë arsye tjetër nuk ndiheni shumë të aftë për të drejtuar një studim biblik. Disa të krishterë frytdhënës të shekullit të parë ishin «të pashkolluar e të thjeshtë». Çfarë i aftësoi për t’u mësuar të tjerëve të vërtetën? «Ata kishin qenë me Jezuin.» (Vep. 4:13) U stërvitën nga Mësuesi i Madh, Jezui, mësimet dhe metodat e të cilit janë dokumentuar për ne në Shkrime. Edhe nëse keni arsim të kufizuar, po merrni arsimin frymor që ia kalon çdo lloj arsimi tjetër.​—Isa. 50:4; 2 Kor. 3:5.

4. Ç’mund të mësojmë nga shembulli i Amosit?

4 Ndonjëherë, Jehovai përdorte profetët për të qortuar sundimtarë dhe të tjerë në pozita të larta që gabonin. Disa, si Amosi, rridhnin nga një familje e thjeshtë. Amosi pranoi: «Unë nuk isha as profet dhe as bir profeti, por isha çoban dhe kultivues i fiqve të Egjiptit.» (Amo. 7:14) Megjithatë, Amosi nuk ngurroi t’i shpallte mesazhin gjykues të Jehovait priftit Amaziah që adhuronte viçin. (Amo. 7:16, 17) Nuk duhet të harrojmë asnjëherë që po kryejmë veprën e Perëndisë dhe ai do të na kualifikojë sa duhet për caktimin që na ka dhënë.​—2 Tim. 3:17.

5. Pse duhet të përpiqemi të fillojmë një studim biblik, edhe nëse kemi një program mjaft të ngarkuar?

5 Programi i ngarkuar: Edhe nëse keni një program të ngarkuar, ka shumë të ngjarë të keni programuar të dilni rregullisht në shërbim. Drejtimi i një studimi biblik është një nga aspektet më të bukura të shërbimit. Është privilegj të shohësh se si vepron Fjala e Jehovait në jetën e njerëzve. (Heb. 4:12) Jehovai kënaqet kur bëjmë sakrifica për të ndihmuar dikë ‘të fitojë njohurinë e saktë të së vërtetës’. (1 Tim. 2:4) Edhe engjëjt gëzohen kur dikush pendohet për jetën e mëparshme dhe përparon nga ana frymore.​—Luka 15:10.

6. Çfarë privilegji kemi teksa kryejmë vullnetin e Perëndisë?

6 Vullneti i Perëndisë «është që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Tim. 2:4) Sa privilegj është të punosh në përputhje me vullnetin e Perëndisë, pa ngurruar të drejtosh studime biblike!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo