BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/07 f. 8
  • Të ngushëllojmë zemërvrarët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ngushëllojmë zemërvrarët
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • T’u sjellim ngushëllim atyre që janë të hidhëruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Si na ngushëllon Zoti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Të ngushëllojmë të gjithë ata që vuajnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ngushëllimi dhe inkurajimi​—Xhevahire me shumë faqe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 12/07 f. 8

Të ngushëllojmë zemërvrarët

1 Në asnjë pikë të historisë nuk ka pasur kaq shumë nevojë për t’u dhënë ngushëllim njerëzve. Duke ndjekur udhëheqjen e Mbretit tonë, Krishtit Jezu, edhe ne përpiqemi ‘t’u lidhim plagën zemërvrarëve’.—Isa. 61:1.

2 Si të japim ngushëllim: Që ti ngushëllojë njerëzit, shërbimi ynë duhet të karakterizohet nga një prezantim i drejtpeshuar dhe pozitiv. Kur flasim sa më pak për të këqijat që bëhen në botë dhe për doktrinat e rreme, bisedat tona do të përqendrohen tek e vërteta nga Shkrimet dhe te shpresa e bukur që japin premtimet ngushëlluese të Perëndisë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të flasim për Harmagedonin. Caktimi ynë është të shpallim «vitin e miratimit nga ana e Jehovait dhe ditën e hakmarrjes nga ana e Perëndisë tonë» dhe ta paralajmërojmë të ligun që «ta lërë rrugën e tij të ligë». Megjithatë paralajmërimi për Harmagedonin dhe përshkrimi i pasojave të tij shkatërrimtare nuk duhet të mbytë temën kryesore që është lajmi i mirë për Mbretërinë e Perëndisë.​—Isa. 61:2; Ezek. 3:18; Mat. 24:14.

3 Shtëpi më shtëpi: Nuk është e pazakontë të gjejmë njerëz që i ka lëshuar zemra nga sëmundjet, vdekja e të afërmve, padrejtësive apo problemeve ekonomike. Si imitues të Krishtit, ‘shtyhemi nga keqardhja’ dhe tregojmë dhembshuri ndaj atyre që takojmë në shërbim. (Luka 7:13; Rom. 12:15) Megjithëse u lexojmë një a dy shkrime në lidhje me problemin që kanë, duhet të jemi ‘të shpejtë në të dëgjuar’, duke e lejuar kështu personin të shprehë ndjenjat e tij. (Jak. 1:19) Pasi i kemi dëgjuar në fillim, jemi më shumë në gjendje t’i ngushëllojmë.

4 Në një moment të përshtatshëm gjatë bisedës, mund të themi: «Do të doja t’ju lexoja disa fjalë mjaft inkurajuese nga Bibla.» Duhet përdorur gjykim i shëndoshë dhe të mos përpiqemi të hedhim poshtë çdo pikëpamje të gabuar që mund të shprehë personi. Përkundrazi, synimi ynë duhet të jetë ta inkurajojmë e ta ngushëllojmë me anë të Shkrimeve, që t’i forcojmë zemrën. Për këtë mund t’ju ndihmojë libri Të arsyetojmë nga Shkrimet faqet 172-176 në titullin «Inkurajimi». Ose mund t’i jepni të zotit të shtëpisë një kopje të fletushkës Ngushëllim për të dëshpëruarit dhe të shihni bashkë përmbajtjen e saj inkurajuese.

5 Kërko mundësi për të ngushëlluar të tjerët: A njihni ndonjë fqinj, shok pune apo shkolle ose ndonjë pjesëtar të familjes që ka nevojë për ngushëllim? Pse të mos bëni një përpjekje për t’i vizituar këta në shtëpi me qëllimin për t’u dhënë ngushëllim nga Shkrimet? Mund të përgatiteni për këtë bisedë duke pasur parasysh arsyen e dëshpërimit të tyre. Në këto raste disa zgjedhin të shkruajnë letra ose t’i marrin në telefon. Dashuria e vërtetë për të afërmin do të na shtyjë të tregojmë ndjenja të përbashkëta dhe të japim ngushëllimin e duhur nga Shkrimet.​—Luka 10:25-37.

6 Po, ne kemi detyrën të ngushëllojmë ata që vajtojnë, të ngremë shpirtërisht të dëshpëruarit dhe t’ua mbushim zemrën me një shpresë të bukur për të ardhmen. Për këtë ngushëllim kanë nevojë njerëzit në botën mbarë. Bisedat entuziaste për gjithë ato gjëra të mira që Perëndia na ka premtuar do t’u japin ngushëllim dhe shpresë zemërvrarëve. Kështu, le ta mbajmë gjithmonë parasysh nevojën për t’u lidhur plagën zemërvrarëve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo