BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/08 f. 3
  • «Ndiqni me kujdes gjurmët e tij»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ndiqni me kujdes gjurmët e tij»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • «Për këtë u dërgova»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • «Eja e bëhu ithtari im»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Imitoni Jezuin—Mësoni me dashuri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 4/08 f. 3

«Ndiqni me kujdes gjurmët e tij»

1. Si mund të bëhemi shërbëtorë të efektshëm?

1 Jezui nuk u arsimua në shkollat e rabinëve, megjithatë ai ishte Shërbëtori më i madh që ka njohur historia. Falë dokumentimit që i është bërë shërbimit të Jezuit, edhe ne sot mund të mësojmë shumë. Që të jemi shërbëtorë të efektshëm, duhet ‘të ndjekim me kujdes gjurmët e tij’.—1 Pjet. 2:21.

2. Çfarë do të na ndihmojë t’i duam njerëzit siç i donte Krishti?

2 Të shfaqim dashuri për njerëzit: Jezuin e nxiste shqetësimi i dashur për njerëzit. (Mar. 6:30-34) Shumë në territor ‘përjetojnë dhembje’ dhe kanë shumë nevojë për të vërtetën. (Rom. 8:22) Në rast se mendojmë për gjendjen e tyre të mjerë dhe interesin e dashur të Jehovait për ta, do të nxitemi të vazhdojmë t’u predikojmë. (2 Pjet. 3:9) Për më tepër, njerëzit do të reagojnë më mirë ndaj mesazhit tonë nëse kuptojnë që interesohemi vërtet për ta.

3. Çfarë mundësish shfrytëzonte Jezui për t’u predikuar të tjerëve?

3 Të flasim sa herë jepet rasti: Jezui shfrytëzoi çdo mundësi për t’u dhënë lajmin e mirë të tjerëve. (Mat. 4:23; 9:9; Gjoni 4:7-10) Po kështu, edhe ne duhet të jemi të përgatitur për të folur për të vërtetën gjatë rutinës së përditshme. Disa mbajnë me vete një Bibël dhe ndonjë botim që të mund të japin dëshmi në punë, në shkollë, kur udhëtojnë, kur bëjnë pazar ose kur janë në veprimtari të tjera.

4. Si mund ta bëjmë Mbretërinë temën e predikimit?

4 Të përqendrohemi te Mbretëria: Tema e predikimit të Jezuit ishte lajmi i mirë për Mbretërinë. (Luka 4:43) Megjithëse në prezantimet tona mund të mos përmendet menjëherë ose drejtpërdrejt Mbretëria, duhet të kemi parasysh që ta ndihmojmë të zotin e shtëpisë që të kuptojë se sa nevojë kemi për Mbretërinë. Edhe kur flasim për kushtet e këqija që tregojnë se po jetojmë në ditët e fundit, ne kryesisht ‘shpallim lajmin e mirë për gjëra të mira’.—Rom. 10:15.

5. Çfarë vendi duhet të zërë Bibla nëse duam të bëjmë një shërbim të efektshëm?

5 Të mbështetemi në Fjalën e Perëndisë: Gjatë gjithë shërbimit të tij, Jezui mbështetej te Shkrimet. Ai nuk u mësoi asgjë të tjerëve nga vetja. (Gjoni 7:16, 18) Ai ushqehej me Fjalën e Perëndisë dhe e zbatonte kur sulmohej nga Satanai. (Mat. 4:1-4) Që t’i mësojmë të tjerët me efektshmëri, duhet të lexojmë Biblën çdo ditë dhe ta zbatojmë. (Rom. 2:21) Kur u përgjigjemi pyetjeve në shërbim, duhet të citojmë nga Shkrimet për të mbështetur atë që themi dhe, nëse është e mundur, të lexojmë drejtpërdrejt nga Bibla. Duam që i zoti i shtëpisë të shohë që ne nuk po shprehim mendimet tona personale, por të Perëndisë.

6. Çfarë bëri Jezui për t’u prekur zemrën dëgjuesve të tij?

6 T’u prekim zemrën me mësimdhënien tonë: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.» (Gjoni 7:46) Kështu u shprehën rojat për Jezuin kur krerët e priftërinjve dhe farisenjtë i pyetën se përse nuk e kishin arrestuar dot. Në vend që thjesht të përcillte fakte, Jezui i mësonte të tjerët në një mënyrë që i prekte në zemër. (Luka 24:32) Ai përdorte ilustrime nga jeta e përditshme, dhe kjo i bënte mësimet e tij më të gjalla. (Mat. 13:34) Jezui nuk i mbyste dëgjuesit me shumë informacione. (Gjoni 16:12) Ai ua drejtonte vëmendjen te Jehovai, dhe jo te vetja e tij. Ashtu si Jezui, ne mund të jemi mësues të mirë vetëm duke i kushtuar ‘vëmendje të vazhdueshme mësimdhënies sonë’.—1 Tim. 4:16.

7. Pse ngulmonte Jezui në shërbim?

7 Të ngulmojmë me gjithë indiferentizmin dhe kundërshtimet: Megjithëse Jezui bëri vepra të fuqishme, shumë nuk ia vunë veshin. (Luka 10:13) Edhe vetë pjesëtarët e familjes së tij mendonin se ai ‘kishte luajtur mendsh’. (Mar. 3:21) Prapëseprapë, Jezui ngulmonte. Ai mbante një qëndrim pozitiv sepse ishte më se i bindur se kishte të vërtetën që mund t’i çlironte njerëzit. (Gjoni 8:32) Me ndihmën e Jehovait, edhe ne jemi të vendosur që të mos dorëzohemi.—2 Kor. 4:1.

8, 9. Si mund ta imitojmë Jezuin që sakrifikonte për hir të lajmit të mirë?

8 Të bëjmë sakrificat e nevojshme për të bërë një shërbim të plotë: Jezui hoqi dorë nga komoditeti për shërbimin. (Mat. 8:20) Ai predikoi pa u lodhur, ndonjëherë edhe kur bëhej vonë. (Mar. 6:35, 36) Jezui e dinte se nuk i kishte mbetur shumë kohë për të kryer veprën. Meqë «koha që mbetet është shkurtuar», edhe ne, ashtu si Jezui, duhet të sakrifikojmë nga koha, energjitë dhe të ardhurat tona.—1 Kor. 7:29-31.

9 Të krishterët e shekullit të parë ishin shërbëtorë të efektshëm sepse ata mësonin nga Jezui. (Vep. 4:13) Edhe ne mund ta kryejmë plotësisht shërbimin tonë nëse imitojmë Shërbëtorin më të madh që ka njohur historia.—2 Tim. 4:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo