Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 maj
«Shtimi i katastrofave natyrore në ditët e sotme i ka bërë disa të mendojnë se ato janë dënim nga Perëndia. Po ju si mendoni? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 1 Gjonit 4:8.] Ky artikull jep arsyet pse Perëndia nuk është përgjegjës për vuajtjet që shkaktojnë katastrofat natyrore.» T’ia drejtojmë vëmendjen tek artikulli në faqen 30.
Zgjohuni! maj
Të lexojmë Mateun 6:10. Pastaj të pyesim: «A keni menduar ndonjëherë se ç’qëllim ka Perëndia për Tokën? [Të presim përgjigjen.] Sipas Biblës, Perëndia ka pasur një qëllim për Tokën që në fillim, dhe ky qëllim nuk ka ndryshuar. Pikërisht për këtë flet ky artikull.» T’i tregojmë artikullin në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Një nga tregimet biblike më të njohura është ajo e Noesë dhe e Përmbytjes. A mendoni se ka ndodhur vërtet Përmbytja? [Të presim përgjigjen.] Është interesante se Jezui foli për të si për një ngjarje reale. [Të lexojmë Lukën 17:26, 27.] Kjo revistë jep disa arsye se përse mund të besojmë në tregimin e Përmbytjes dhe tregon se çfarë mësimesh të rëndësishme nxjerrim nga kjo ngjarje.»
Zgjohuni! qershor
«Të rritësh fëmijë është shumë e vështirë, sidomos kur bëhen adoleshentë dhe përjetojnë ndryshime të mëdha. Sipas jush, ku mund të drejtohen prindërit për këshilla të mençura? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Isainë 48:17, 18.] Kjo revistë jep disa sugjerime të kohëve të fundit që i ndihmojnë prindërit të veprojnë me mençuri dhe mirëkuptim.»