Kur flasin një gjuhë tjetër
1. Pse kërkohet gjithnjë e më shumë bashkëpunim kur punohet në një territor?
1 Gjithnjë e më shpesh, lajmëtarët e Mbretërisë po gjejnë të interesuar që nuk flasin gjuhën e kongregacionit vendës. Që edhe këta të marrin lajmin e mirë, shumë degë po e shohin të nevojshme të formojnë grupe ose kongregacione në gjuhë të huaj. Meqenëse në ndonjë zonë mund të fliten disa gjuhë, në të njëjtin territor mund të predikojnë disa kongregacione të gjuhëve të ndryshme. Si mund të bashkëpunojnë kongregacionet që të sigurohen që vepra e predikimit të bëhet me rregull?—1 Kor. 14:33.
2. Si mund të bashkëpunojmë me një grup ose kongregacion të gjuhës së huaj kur predikojmë në të njëjtën zonë?
2 Bashkëpunim i mirë: Kur predikojnë në rrugë ose në mënyrë jo formale, lajmëtarët janë të lirë t’i afrohen çdokujt, përfshirë edhe atyre që flasin një gjuhë të huaj, dhe t’u ofrojnë literaturë në gjuhën që ata dëshirojnë të lexojnë. Megjithatë, gjatë predikimit nga shtëpia në shtëpi në lagjet ku shkon edhe ndonjë grup ose kongregacion tjetër, lajmëtarët duhet të përqendrohen në përgjithësi tek ato shtëpi që flasin gjuhën e kongregacionit të tyre. Kur kongregacione të ndryshme predikojnë në të njëjtën lagje, është shumë e rëndësishme të mbahen shënime të sakta. Mbikëqyrësit e shërbimit duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe t’i bashkërendojnë punët sa më mirë për të dyja kongregacionet. (Prov. 11:14) Por, nëse gjatë predikimit nga shtëpia në shtëpi takojmë dikë që flet një gjuhë tjetër dhe aty afër nuk ka kongregacione të asaj gjuhe, duhet të përpiqemi të japim dëshmi dhe të ndjekim interesin.
3. Si duhet vepruar kur lajmëtarë të grupeve ose kongregacioneve të ndryshme takohen në të njëjtin territor?
3 Bëjmë të njëjtën vepër: Si duhet vepruar kur lajmëtarë të kongregacioneve të ndryshme rastisin në të njëjtën ditë duke predikuar në të njëjtën lagje? Sigurisht, nga dashuria e krishterë do të kapërcejmë çdo barrierë dhe do të mendojmë së pari për nevojat e territorit. (Gjoni 13:34, 35) Prandaj, ata që drejtojnë, do të tregojnë arsyetueshmëri dhe dashuri kur vendosin nëse një nga grupet duhet të shkojë përkohësisht në një territor tjetër.—Jak. 3:17, 18.
4. Cila profeci po përmbushet në ditët e sotme?
4 Bibla profetizoi se njerëz të gjuhëve të ndryshme do të dëgjonin lajmin e mirë. (Zbul. 14:6, 7) Nëse bashkëpunojmë ngushtë, mund të shmangen përpjekjet e dyfishta nga grupet ose kongregacionet, dhe shumë veta, përfshirë edhe ata që flasin një gjuhë tjetër, do të marrin lajmin e mirë.—Efes. 4:16.