BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/08 f. 1
  • Programi i mbledhjes së re të kongregacionit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i mbledhjes së re të kongregacionit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Mbledhje për shërbim që përmbushin qëllimin e tyre
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Ju ftojmë përzemërsisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Mbledhje që ‘na nxitin të shfaqim dashuri dhe të bëjmë vepra të shkëlqyera’
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 10/08 f. 1

Programi i mbledhjes së re të kongregacionit

1, 2. Çfarë ndryshimesh do të bëhen lidhur me mbledhjet duke filluar në janar 2009?

1 Gjatë javës së 21 prillit 2008, vëllezërit në mbarë botën morën një njoftim emocionues. «Duke nisur nga 1 janari 2009, Studimi i Librit i Kongregacionit do të mbahet në të njëjtën ditë me Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhjen e Shërbimit. Emri i mbledhjes do të ndryshojë nga Studimi i Librit i Kongregacionit, në Studimi i Biblës në Kongregacion.»

2 Programi për këtë mbledhje javore: Kjo mbledhje do të zgjasë gjithsej 1 orë e 45 minuta, duke përfshirë edhe këngët e lutjet. Mbledhja do të fillojë me këngë dhe lutje (5 min.), pastaj do të vazhdojë me Studimin e Biblës në Kongregacion (25 min.). Menjëherë pas saj do të vijojë Shkolla e Shërbimit Teokratik (30 min.). Pastaj, pas një kënge (5 min.) do të mbahet Mbledhja e Shërbimit (35 min.). Mbledhja do të mbyllet me një këngë dhe një lutje (5 min.). Për t’ju ndihmuar për përgatitjen e këtyre mbledhjeve, te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të dalë çdo muaj programi për Studimin e Biblës në Kongregacion, për Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe për Mbledhjen e Shërbimit.

3. Si do të drejtohet Studimi i Biblës në Kongregacion?

3 Studimi i Biblës në Kongregacion: Kjo mbledhje do të zhvillohet ashtu si Studimi i Kullës së Rojës. Nuk do të jetë e nevojshme të fillojë me një përsëritje për materialin e trajtuar një javë më parë. Duhet të bëhet vetëm një hyrje e shkurtër. Kjo do të lërë kohë të mjaftueshme që të gjithë të pranishmit të bëjnë komente të shkurtra. Mbikëqyrësi drejtues do të marrë masat që të caktojë çdo javë nga një plak të ndryshëm për të drejtuar këtë mbledhje.

4. Në ç’mënyrë do të ndryshojë Mbledhja e Shërbimit?

4 Mbledhja e Shërbimit: Mbledhja e Shërbimit nuk do të ndryshojë, por pjesët do të jenë më të shkurtra. Njoftimet do të zgjatin zakonisht pesë minuta. Kjo kohë duhet të mjaftojë për njoftime të rëndësishme dhe për disa letra nga zyra e degës. Njoftime të tilla, si rregullimet për shërbimin në fushë, për pastrimin, për raportin e llogarisë dhe për letrat e zakonshme nga zyra e degës, nuk kanë nevojë të lexohen nga podiumi, por do të vihen në tabelën e informacionit që vëllezërit t’i lexojnë. Ata që kanë për të mbajtur pjesë në program duhet të përgatiten mirë dhe t’i përmbahen ngushtë kohës së lejuar dhe udhëzimeve të dhëna.

5. Cili do të jetë programi i mbledhjes javën e vizitës së mbikëqyrësit qarkor?

5 Vizita e mbikëqyrësit qarkor: Programi për javën e vizitës së mbikëqyrësit qarkor nuk do të ndryshojë. Të martën, Shkolla e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhja e Shërbimit do të mbyllen me një këngë. Pastaj mbikëqyrësi qarkor do të mbajë një fjalim prej 30 minutash. Siç bëhet tani gjatë javës së vizitës së tij, do të caktohet një mbrëmje tjetër për Studimin e Biblës në Kongregacion që do të vijohet nga një këngë dhe nga fjalimi i shërbimit i mbikëqyrësit qarkor. Mbledhja do të mbyllet me një këngë dhe një lutje.

6. Ç’rol ka mbikëqyrësi i grupit?

6 Mbledhjet për Shërbim: Mbikëqyrësit e grupeve do të caktohen nga trupi i pleqve që të kujdesen për grupet e shërbimit dhe të interesohen si barinj për çdo pjesëtar të grupit. Kur është e nevojshme që një shërbëtor ndihmës ta përmbushë këtë rol, ai duhet caktuar «shërbëtor i grupit».

7. Çfarë mund të presim nga mbledhja e re e kongregacionit?

7 Siç mund të kuptohet, do të nxjerrim dobi nga informacione ndërtuese dhe inkurajuese që do të na ndihmojnë të forcojmë marrëdhënien tonë me Jehovain. Kjo do të na bëjë predikues dhe mësues më të efektshëm, të stërvitur për një shërbim më të frytshëm.​—Efes. 4:13, 14; 2 Tim. 3:17.

8. Si do të përfitojmë ne dhe të tjerët nga përgatitja paraprake për në mbledhje?

8 Përgatitja që më përpara për këto mbledhje, do të na ndihmojë të përqendrohemi mirë në pikat kryesore që theksohen gjatë çdo mbledhjeje. Të gjithë do të kemi mundësi të komentojmë, duke bërë kështu pjesën tonë për një shkëmbim të mrekullueshëm inkurajimi. (Rom. 1:11, 12; Hebr. 10:24) Qëllimi ynë duhet të jetë që ‘përparimi ynë të duket qartë’ duke e përdorur «drejt fjalën e së vërtetës».​—1 Tim. 4:15; 2 Tim. 2:15.

9. Për çfarë jemi të vendosur dhe pse?

9 Jemi vërtet të kënaqur për këtë ndryshim domethënës në lidhje me mbledhjet tona. Le të vazhdojmë të nxjerrim dobi nga drejtimi i ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’ dhe t’i qëndrojmë pranë Bariut të Madh ndërsa na përgatit për ‘shtrëngimin’ e madh që po afron.​—Mat. 24:21, 45; Hebr. 13:20, 21; Zbul. 7:14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo