Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 nëntor
«A mendoni se lidhja martesore forcohet nëse burri e gruaja zbatojnë këtë këshillë biblike? [Të lexojmë Jobin 31:1. Pastaj të presim përgjigjen.] Ky artikull flet për parimet biblike që mund t’i ndihmojnë çiftet të ruajnë përkushtimin në martesë.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 18.
Zgjohuni! nëntor
«Shumë njerëz janë të mendimit se burimet e oqeanit po shterojnë me ritme alarmuese. A mendoni se qeveritë njerëzore do të arrijnë ta zgjidhin këtë problem? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Mateun 6:10.] Ky artikull merr në shqyrtim disa nga arsyet pse është shqetësuese kjo gjë dhe nxjerr në pah zgjidhjen nga ana e Perëndisë.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 20.
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«Shumë njerëz përpiqen të imitojnë ata që kanë pasur sukses në jetë, duke shpresuar të jenë më të lumtur. Por, Bibla na inkurajon të ndjekim shembullin e njeriut më të madh që ka jetuar ndonjëherë në tokë. [Të lexojmë 1 Pjetrit 2:21.] Pra, nëse imitojmë Jezuin, do të bëhemi njerëz më të mirë e më të lumtur. Kjo revistë shpjegon përse.»
Zgjohuni! dhjetor
«Njerëzit kanë shekuj që mendojnë për këtë pyetje. [T’i tregojmë pyetjen në kopertinë.] Ku mendoni se mund të gjejmë një përgjigje domethënëse? [Të presim përgjigjen.] Shikoni përse duhet ta kërkojmë përgjigjen te Perëndia. [Të lexojmë Psalmin 100:3.] Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për këtë.»