BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 2 f. 4-5
  • Pse kemi nevojë për Mbretërinë e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse kemi nevojë për Mbretërinë e Perëndisë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • NGRE KOKË SUNDIMI NJERËZOR
  • KOHA PËR TË VEPRUAR!
  • Mbretëria e Perëndisë sundimi i ri i tokës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Lejimit të vuajtjeve nga Perëndia po i afrohet fundi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Shfajësohet sundimi i Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Pse ka vuajtje dhe ligësi?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 2 f. 4-5
Adami dhe Eva shohin një ujëvarë në kopshtin e Edenit.

Nën qeverisjen e Perëndisë, i gjithë krijimi ishte në unitet e në paqe

Pse kemi nevojë për Mbretërinë e Perëndisë?

Në fillim të historisë njerëzore, Krijuesi ynë, që e ka emrin Jehova, ishte Sovran absolut dhe e ushtronte autoritetin me shumë dashuri. Krijoi një shtëpi të bukur, kopshtin e Edenit, ku të jetonin njerëzit, si dhe u siguroi ushqim me bollëk e punë të kënaqshme. (Zanafilla 1:28, 29; 2:8, 15) Po të kishin pranuar qeverisjen e dashur të Perëndisë, njerëzit do të gëzonin paqe edhe sot e kësaj dite.

Adami mban në dorë frutin e ndaluar që i ka dhënë Eva.

Njerëzit e parë e hodhën poshtë Perëndinë si Sovran

Bibla tregon se një engjëll rebel, që më vonë u quajt Satana Djalli, sfidoi të drejtën e Perëndisë për të qenë Sovran. Ai la të kuptohej se njerëzit do të ishin më të lumtur pa drejtimin dhe udhëheqjen e Perëndisë. Sa keq që prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, ndoqën shembullin e Satanait dhe u rebeluan kundër Perëndisë.—Zanafilla 3:1-6; Zbulesa 12:9.

Ngaqë e hodhën poshtë Perëndinë si Sovranin e tyre, Adami dhe Eva humbën shtëpinë parajsore dhe shpresën për të jetuar përgjithmonë me shëndet të përsosur. (Zanafilla 3:17-19) Vendimi i tyre ndikoi edhe te fëmijët që patën më vonë. Bibla thotë se, ngaqë Adami shkeli ligjin e Perëndisë, pra mëkatoi, «mëkati hyri në botë . . . dhe vdekja nëpërmjet mëkatit». (Romakëve 5:12) E si pasojë e mëkatit, erdhi edhe një problem tjetër i rëndë: «Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.» (Eklisiastiu 8:9) Me pak fjalë, kur njerëzit vetëqeverisen, problemet s’kanë të sosur.

NGRE KOKË SUNDIMI NJERËZOR

Nimrodi me qëndrim prepotent. Në sfond, njerëzit po ngrenë një ndërtesë.

Nimrodi u rebelua kundër Jehovait

Sundimtari i parë njerëzor i përmendur në Shkrime, ishte Nimrodi, i cili u rebelua kundër sovranitetit të Jehovait. Që nga ditët e Nimrodit, njerëzit e fuqishëm kanë abuzuar me pushtetin. Rreth 3.000 vjet më parë, mbreti i mençur Solomon shkroi: «Pashë lotët e të shtypurve, të cilët s’kishte kush t’i ngushëllonte; pushtetin e kishin shtypësit.»—Eklisiastiu 4:1.

Të njëjtin problem e shohim sot e kësaj dite. Në vitin 2009, një botim i Kombeve të Bashkuara thoshte se keqqeverisja po konsiderohet çdo ditë e më shumë si «një nga shkaqet kryesore të gjithë ligësisë që shohim në shoqërinë tonë».

KOHA PËR TË VEPRUAR!

Bota ka nevojë për qeveritarë dhe qeverisje më të mirë. E pikërisht këtë na ka premtuar Krijuesi ynë!

Kolazh: Rezultatet e qeverisjes njerëzore. 1. Një grua aziatike ulur në një rrugë të pistë teksa mban në krah fëmijën e saj që qan. 2. Një i moshuar i sëmurë në spital. 3. Ushtarët gjuajnë me armë në një shesh beteje. 4. Protestues të zemëruar që bërtasin e mbajnë në dorë parulla. 5. Një grua dhe e bija jashtë shtëpisë së tyre, shohin që xhamin e derës kryesore ua kanë thyer. 6. Një qytet i ndotur me oxhaqe uzinash dhe shtylla të tensionit të lartë.

Edhe qeveritë më të mira nuk kanë arritur t’i zgjidhin problemet e rënda të njerëzimit

Perëndia ka marrë masa që një Mbretëri ose qeveri të zëvendësojë gjithë sundimin njerëzor, dhe ajo «do të qëndrojë përgjithmonë». (Danieli 2:44) Kjo është Mbretëria për të cilën janë lutur miliona veta. (Mateu 6:9, 10) Por Perëndia nuk do të jetë vetë në krye të kësaj qeverie. Në krye të saj ka caktuar një Mbret që ka jetuar në tokë si njeri. Kë ka zgjedhur?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo